Zyrtare: Muzeu Britanik do të ekspozon vepra islame
Drejtori i Muzeut Britanik, Hartwig Fischer tha se veprat islame do të shfaqen në Muzeun Britanik në vitin e ardhshëm.
Ai e bëri deklaratën në një takim me Sejjid Muhammed Beheshti, kreu i Qendrës Kërkimore të Trashëgimisë Kulturore të Iranit, njoftoi ISNA.
Kjo është hera e parë që Muzeu Britanik i ndan dy nga galeritë e tij të mëdha për veprat e një feje, tha Hartwing Fischer.
Ekspozita e ardhshme synon të strehojë veprat e artit të vendeve në të cilat mbizotëron Islami, si dhe të tregojë ngjashmëritë e tyre.
Hartwig Fischer shtoi se muzeu synon të përqëndrohet në marrëdhëniet kulturore midis vendeve të ndryshme.
"Motoja e muzeut është 'Një Muze i Botës, Një Muze për Botën'", tha ai, duke theksuar marrëdhëniet kulturore ndërmjet popujve dhe kombeve.
Ai gjithashtu foli për komunikimin detar të Indisë me Lindjen e Mesme, Lindjen e Largët, Azinë Juglindore dhe Australinë.
Sejjid Muhammed Beheshti tha se muzetë duhet së pari të përqëndrohen në kulturën e vendeve të ndryshme dhe pastaj të marrin në konsideratë ngjashmëritë e tyre.
Muzetë historike janë vende për të treguar se si dhe ku janë formuar vende të ndryshme, vuri në dukje ai.
Muzeu Britanik, i vendosur në zonën Bloomsbury të Londrës, Mbretëria e Bashkuar, është një institucion publik i dedikuar për historinë, artin dhe kulturën njerëzore.
Burimi: Iran Daily