Kryeministri i Turqisë paralajmëron ashpër kryetarin amerikan
Kryeministri i Turqisë të enjten deklaroi se Amerika mbeti vetëm në votimin e fundit përball 14 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.
Shtetet e Bashkara të Amerikës përveçse ka përdor veto-në ndaj projektrezolutës së KS të OKB në lidhje me çështjen e Jerusalemit- Kudsit të Shenjtë, tani kërcënon edhe vendet anëtare të OKB-së të cilat dëshirojnë të votojnë këtë çështje në Asamblenë e përgjithshme të OKB për ta detyruar kryetarin amerikan që të anulojë vendimin e tij në lidhje me Jerusalemin-Kudsin e Shenjtë.
Me kërcënimet e tij ndaj vendeve të tjera, Donald Trump ka kaluar kufijtë e tij", - theksoi ndër të tjera Binali Jëlldërëm, kryeministri i Turqisë. Ndërkohë Shefi i diplomacisë turke Mevlüt Çavuşoglu deklaroi se pret përkrahje të madhe të madhe ndaj rezolutës për Jerusalemin, Kudsin në Asamblene e Pergjithshme të OKB-së.
“Qasja ‘Unë jam superfuqi, unë jam më i madhi, bëhet ajo çfarë kërkoj unë’, për një vendim të cilin e gjithë bota e sheh si të gabuar, nuk vlen për botën e ditës së sotme", tha Çavuşoğlu në një deklaratë për media pas takimit të pestë trepalësh të ministrave të Jashtëm të Turqisë, Azerbajxhanit dhe Iranit në Baku.
Burimi: IRNA