Irani dënon ashpër krimet e kohëve të fundit në Jemen
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Bahram Kasemi, ka dënuar ashpër sulmet e fundit të Arabisë Saudite në zonat e banuara dhe qendrat tregtare në qytete të ndryshme të Jemenit dhe një sulm ajror në një ceremoni martese të dielën, i cili vrau dhjetëra dhe plagosi shumë më tepër duke përfshirë gratë dhe fëmijët.
Duke shprehur keqardhje me familjet e viktimave të krimeve të dhunshme të sotme, Bahram Kasemi shtoi se intensifikimi i bombardimeve të zonave të banuara në Jemen, vazhdimi i rrethimit dhe mbylljes së lidhjeve ajrore, tokësore dhe detare si dhe bllokimi i ndihmës humanitare dhe nevojave për jetë nga ana e e Sauditëve tregojnë dëshpërimin e tyre dhe dështimin për të arritur qëllimet e tyre për të sulmuar Jemenin.
Duke kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për heshtjen e saj kundër krimeve të luftës të kryera nga sundimtarët saudit me ndihmën e armëve të furnizuara nga SHBA-ja, zëdhënësi tha se sulmet ndaj zonave të banuara dhe objektivat civile, si dhe parandalimin e organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare nga dhënia e ndihmave janë shkelje flagrante e parimeve të ligjit humanitar.
Furnizuesit e armëve për agresorët janë bashkëpunëtorë të krimeve të kryera nga sauditët, tha Bahram Kasemi, duke i kërkuar OKB-së dhe vendeve të përfshira në krizën e Jemenit të bëjnë çmos që menjëherë të ndalojnë sulmet dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të mbrojtur sigurinë dhe shëndetin e popullit civil, grave dhe fëmijët në veçanti.
Burimi: IRNA