Qendra Islame e Kaligrafisë hapet në Mauritani
Qendra e parë kaligrafike islamike në Mauritani u hap nga një grup artistësh dhe kaligrafësh të vendit.
Sipas aqlame.com, qendra e quajtur "Qendra Ibn Mukla për Kaligrafinë Arabe dhe Ndriçimin Islamik" synon të ringjallë artin fisnik të kaligrafisë në në këtë shtet të Afrikës.
Do të mbajë ekspozita, kurse edukimi dhe punëtori dhe do të bashkëpunojë me institute arsimore për të dhënë mësim në kaligrafinë arabe në shkolla të ndryshme në Mauritani.
Ka mijëra dorëshkrime të çmuara të artit kaligrafik në bibliotekat e vendit të cilat tregojnë rëndësinë e artit në këtë rajon.
Muhammed Amin Samlali, autor dhe poet nga Mauritiania, është drejtoi i qendrës dhe kaligrafët e shquar Muhammed Salim dhe Ahmed Walad Muhammed Amin janë përkatësisht sekretari dhe drejtori ekzekutiv.
Ali ibn Mukla (885-940) ishte një zyrtar Persian i Kalifatit Abasid, i cili u ngrit në postet e larta të shtetit në fillim të shekullit të 10-të. Ai ishte gjithashtu një kaligrafi i famshëm, dhe ai ose vëllezërit e tij janë konsideruar si krijuesit e të ashtuquajturit stili al-khatt al-mansub (shkrimi i përpjesëtuar), i përsosur nga kaligrafi persian i shekullit të 11-të, Ibn al-Bawwab.
Burimi: IQNA