Kulturë - Art - Fe

Hoxha bën thirrje për forcimin e Unitetit Islam

Një hoxhë i shquar iranian thotë se zgjidhja për problemet ekonomike dhe politike të vendeve muslimane qëndron në promovimin e Unitetit Islamik.

Në hytben e namazit të xhumasë në Teheran, Ajetullah Muhsen Araki, Sekretar i Përgjithshëm i Forumit Botëror për Afërsi të Shkollave Islame të Mendimit (WFPIST), përgëzoi Ummetin Musliman në përvjetorin e ditëlindjes së Profetit të Shenjtë  Muhammed (a.s.) dhe fillimin e Javës së Unitetit Islamik.

Ai i referohej një Hadithi nga Profeti Muhammed (a.s.),  duke thënë se Umeti  Islamik bashkohet dhe vëllazëria mbizotëron mes muslimanëve kur ata ndjekin mësimet e Ehl-ul-Bejtit (a.s.).

Ajetullah Muhsen Araki, gjithashtu tha se nëse qeveritë muslimane kërkojnë një zgjidhje për problemet e tyre ekonomike dhe politike, ata duhet kenë parasysh Unitetin Islam.

Forumit Botëror për Afërsi të Shkollave Islame të Mendimit do të organizojë edicionin e 31-të të Unitetit Ndërkombëtar Islamik në Teheran më 5-7 dhjetor 2017.

Ngjarja vjetore shënon Javën e Unitetit Islamik.

Dita e 17-të e muajit Rabi al-Avval sipas Kalendarit Hënor të Hixhretit, që  bie më 6 dhjetor 2017, besohet nga muslimanët shiitë se është  përvjetori i lindjes së Profetit Muhammed (a.s.), ndërsa muslimanët sunnitë konsiderojnë ditën e 12-të muaji si ditëlindja e Pejgamberit të Fundit (a.s.).

Intervali midis dy datave festohet çdo vit si Java e Unitetit Islamik.

Imam Humejni (r.a.) e shpalli rastin si Javën e Unitetit Islamik në vitin 1980.

Burimi: IQNA