Kulturë - Art - Fe

Turqia përkujton lindjen e Pejgamberit Muhammed (a.s.)

Mavlid al-Nabavi,  është përkujtimi i  lindjes së Profetit Muhammed (a.s.) , do të mbahet në të gjithë Turqinë

Turqia do të festojë ditëlindjen e Profetit Muhammed, një ditë e njohur për atmosferën e saj shpirtërore, të mërkurën në mbrëmje.

Muslimanët në të gjithë vendin do të tubohen në xhami për të riafirmuar idealet e Islamit dhe për të recituar poema të dedikuara Pejgamberit (a.s.)  gjatë rastit të njohur si Mevlid al-Nabavi.

Mevlid al-Nabawi është ditëlindja e Muhammedit (a.s.)

Programet fetare do të mbahen në xhami në të gjitha provincat anembanë Turqisë.

Në këtë natë të shenjtë muslimanët kryejnë lutje dhe lexojnë Kur'anin e Shenjtë në xhami, përveç duke u lutur dhe duke dëgjuar himnet që lavdërojnë Profetin Muhammed  (a.s.).

Muslimanët në mbarë botën gjithashtu do të përkujtojnë ditën 12-të të Rabi-ul-Avvel, përvjetorin e lindjes së Profetit Muhammed (a,s,) , meqë dita ndryshon nga vendi në vend në Kalendarit Hënor të Hixhretit. Pejgamberi ndrroi jetë në moshën 63 vjeçare.

Ditëlindja është një festë popullor në vendet me shumicë muslimane, duke përfshirë Pakistanin, Indonezinë, Malajzinë, Bangladeshin dhe disa pjesë të Indisë.

Burimi: World Bulletin