Vendet e Balkanit

“Demarkacioni me Malin e Zi si kusht për liberalizimin e vizave” – Soltes

Igor Soltes, Anëtar i Parlamentit Evropian i cili sapo është emëruar raportues për Kosovën ka dhënë një intervistë për Europen Western Ballkans në lidhje me ecurinë e Kosovës drejt Bashkimit Evropian si dhe në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan Insajderi.

Solters si pengesën më të madhe të Kosovës drejt BE-së e konsideron normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe përfshirjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ndërsa ka shtuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është rruga e vetme drejt BE-së për të dy vendet.

Soltes më tej ka folur për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi si kusht për liberalizimin e vizave. Ai ka thënë se sa i takon demarkacionit Këshilli është i qartë se nuk do të japë dritën e gjelbër pa ratifikimin e demarkacionit.

 “Sa i përket liberalizimit të vizave, topi është në anën e Kosovës tani. Unë dyshoj thellësisht se Këshilli mund të japë dritën e gjelbër pa ratifikimin e marrëveshjes kufitare. Politikanët e Kosovës duhet t’i lënë mënjanë dallimet dhe çështjet e brendshme politike dhe të marrin parasysh interesat globale të vendit të tyre”, ka thënë Soltes.