Kosova

Takimi në Korçë, “Plot premtime e pak punë bëjnë”

Takimi në të cilin kryeministri Ramush Haradinaj do të marrë pjesë sot në Korçë, do të karakterizohet edhe me nënshkrimin e disa marrëveshjeve mes Kosovës e Shqipërisë.

Megjithatë, njohësit e fushës së ekonomisë e politikës, thonë se marrëveshjet e deritanishme nga takimet e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka qenë fort të zbatueshme.

Analistët thonë se shefat e qeverive shqiptare e kanë gojën plot premtime e se pak punë bëjnë.

”Është evidente se këto mbledhje më shumë kanë qenë një spektakël patriotik dhe një tendencë që të paraqitet një imazh i bukur kuqezi, sesa që kanë pasur ndonjë efekt konkret në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, është shprehur Artan Muhaxhiri. 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}