U botua në Senegal libri "Arritjet bashkëkohore të vërteta"
Në Senegal u botua një libër me titull "Arritjet bashkëkohore të vërteta" që në ballinë ka foton e Imam Humejnit dhe Shejh Ahmed Bamba, udhëheqësi i i rendit sufi Muridijja.
Sipas faqes së internetit të Organizatës Islamike për Kulturë dhe Marrëdhënie, Sulejman Si, udhëheqës i grupit Ashab-ul-Jamin është autori i librit të shkruar në frëngjisht.
Vepra ka 123 faqe ku përfshihen artikuj që prezantojnë Islamin e vërtetë, Imam Humejnin (r.a.) dhe Revolucionin Islamik në Iran, si dhe fotot e udhëheqësit të Revolucionit Islamik dhe udhëheqësit të rendit Sufi.
Libri u botua në përputhje me rregullat e forumit kulturor për hulumtimin e mendimeve kur’anore të Imam Humejnit (r.a.) dhe Shejh Ahmadit Bamba, që u mbajt nga Qendra Kulturore Iraniane në qytetin Thies në Senegal vitin e kaluar.
Shejh Ahmed Bamba i njohur gjithashtu si Hadim-ul-Resul (Shërbyesi i të Dërguarit) dhe Shejh i Tuubasë, është një udhëheqës fetar sufi në Senegal dhe themelues i Vëllazërisë së Madhe Muridije.
Ai botoi një sasi të jashtëzakonshme poezish dhe traktesh për meditimin, ritualet dhe studimet Kur'anore.
Burimi: IQNA