Kulturë - Art - Fe

Fituesit e Garave të Kur'anit në Bahrejn do të shpërblehen të mërkurën

Ceremonia e mbylljes së edicionit të 15-të të Çmimit Ndërkombëtar të Kur'anit  ‘Sejjid Xhunejd’ do të mbahet të mërkurën në Manama.

Fituesit e Garave të Kur'anit në Bahrejn do të shpallen të mërkurën.

Qendra Islame Al-Fateh në kryeqytetin e Bahreinit do të organizon  ngjarjen, në të cilën do të shpërblehen fituesit e konkursit.

Ata do të marrin certifikatat dhe shpërblimet që arrijnë në  360,000 dollarë

Ceremonia do të përfshijë edhe këndimin e ajeteve të Kur’anit nga nga pjesëmarrësit më të shquar, si dhe egjiptiani, këndues i njohur i Kur’anit,  Ahmed Ahmed Noaina, i cili është i ftuari i nderit në  Garat Kur’anore.

Garat filluan më 18 nëntor me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 54 vendeve.

Ata garuan në kategori të tilla si mësimi i Kur'anit, këndimi i Kur’anit  dhe Texhvidi.

Gjashtë ekspertë të Kur'anit nga Bahrejni, Arabia Saudite, Omani, Egjipti, Algjeria dhe Çadi janë anëtarë të panelit të gjyqtarëve.

Garat Kur’anore organizohet çdo vit nga Shoqata për Shërbimin e Kur'anit të  Shenjtë, me qendër në Manama, në bashkëpunim me Institutin Sejjid Xhunejd  Alam.

Burimi: IQNA