Kulturë - Art - Fe

Enciklopedia e 'Udhëzimit Kur'anor' do të përpilohet në Jordani

Përgatitja e një Enciklopedie të "Udhëzimit Kur'anor" u diskutua kohët e fundit në  Fakultetin e Teologjisë të Universitetin të Jordanisë.

Sipas alrai.com, zbatimi i projektit akademik u diskutua nga një numër i dijetarëve dhe ekspertëve të Kur'anit për interpretimin dhe stilet e këndimit të Kur'anit.

Është vendosur që enciklopedia të përfshijë një koleksion prej 60 tezash të doktoraturës nga universitete të ndryshme.

Jahja Zamzami, një anëtar i ekipit i përfshirë në projekt, tha se studentët që janë të gatshëm për të marrë pjesë në projekt duhet të kalojnë me sukses provimet në shkrimin e eseve dhe kërkimet krahasuese.

Ai tha se do të zgjidhen pas një interviste kualifikimi.

Pritet që Enciklopedia Kur'anore të përpilohet për  rreth pesë vjet.

Burimi: IQNA