Ajetullah Hamenei e përshkruan vizitën e Arbainit si simbol madhështor të dashurisë për Imamët
Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei përshëndeti entuziazmin në rritje për përkujtimin e Arbainit, duke e përshkruar pelegrinazhin si madhështor në Xhaminë e Shenjtë të Imam Hussejnit (a.s.) në Qerbela, për të shënuar Arbainin si një ngjarje madhore e dhuruar nga Allahu i Plotfuqishëm.
Në komentet në fillim të një kursi fetar në Teheran të hënën, Ajetullah Hamenei përshëndeti pelegrinazhin në Qerbela për përkujtim të Arbainit, 40-të ditë pas përvjetorit të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) si simboli i të gjithë njerëzve.
"Falënderoj Allahun, miliona njerëz tanë, irakianët dhe të tjerët që marrin këtë rrugë," tha Imam Hamenei, duke e përshkruar lëvizjen e madhe si një "simbol madhështor" të dashurisë për imamët shiitë.
Pelegrinazhi i Arbainit është ndër ngjarjet "shumë të shquara" të dhuruara nga Allahu, shtoi Udhëheqësi.
Çdo vit, një turmë e madhe muslimanë shiitë ndjekin përkujtimin fetar të Arbainit.
Vitin e kaluar, rreth 20 milionë pelegrinë nga e gjithë bota u mblodhën në Qerbela në Arbain.
Burimi: Tasnim News Agency