BIK ndalon përfshirjen e imamëve në aktivitete politike
Dy imam nga Podujeva ishin futur garës për asamble komunale të Podujevës në listën zgjedhore të Partisë së Drejtësisë. E kundër kësaj ka dalë Bashkësia Islame e Kosovës që u ka treguar anëtarëve të saj se e kanë të ndaluar përfshirjen në aktivitete politike.
“Në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me datën 22 tetor 2017 nga Komuna e Podujevës është vërejtur se janë kandiduar dhe certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje si kandidat të Partisë së Drejtësisë edhe dy Imamë nga Komuna e Podujevës, Nuhi Ajvazi Imam në fshatin Sekiraq dhe Arif Demiri Imam në Kaqibeg”, thuhet në njoftimin e BIK-ut në këtë komunë.
“Përfshirja në aktivitete politike e zyrtarëve të BIK-ut bie në kundërshtim me Udhëzimin e lëshuar nga vetë BIK-u, ku thuhet që zyrtarë të BIK-ut nuk duhet të përfshihen në aktivitete politike”, përfundon BIK-u në Podujevë.
Ka dhe udhëzim te BIK-ut që ndalin përfshirjen e imamëve në aktivitete politike.