Kulturë - Art - Fe

Tre milionë vizitorë iranianë në Qerbela për Arbain

Konsulli i Përgjithshëm i Iranit në qytetin e shenjtë të Qerbelas, Irak, parashikoi se rreth tre milionë iranianë do të bëjnë vizitën e tyre në qytetin e shenjtë, për Arbain.

Duke folur në një konferencë shtypi në Qerbela të dielën, Mir Masud Husseinian tha se numri i iranianëve që marrin pjesë në ritualet vjetore të Arbainit në Irak vlerësohet të jetë rreth tre milion.

Ai shtoi se një grup prej 200 personash mjekë dhe specialistë si dhe dhjetë ekipe nga Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit (IRCS) do t'i shërbejnë vizitorëve iranianë gjatë ngjarjes së madhe fetare.

Gjithashtu, tha Mir Masud Husseinian, rreth dy ton ilaçe të ndryshëm do të dërgohen në Qerbela nga Irani.

Më parë, një zyrtar në komisionin përgjegjës për organizimin e vizitorëve  iranian në Irak gjatë Arbainit  tha se ambasada dhe konsullatat irakiane në Iran deri tani kanë lëshuar 1.27 milion viza për iranianët që synojnë të udhëtojnë në Qerbela në Arbain.

Arbaini, që është një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, vjen 40-të  ditë pas Ashures, përvjetorit të martirizimit të Imamit të tretë, Imam Husejnit (a.s.).

Çdo vit, një numër i madh i muslimanëve shiitë hyjnë në Qerbela, ku gjendet Xhamia e Shenjtë e Imam Husejnit (a.s.) për të kryer rite zie. Shumë prej tyre, gjithashtu, vizitojnë  Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut (a.s.) në qytetin Naxhaf.

Në vitet e fundit, rreth 20-të milionë vizitorë nga e gjithë bota, përfshirë Iranin, morën pjesë në ceremonitë e zisë në qytetet e shenjta të Irakut që shënuan Arbainin.

Këtë vit, Arbaini bie të enjten, më 9 nëntor 2017.

Burimi: IQNA