Kulturë - Art - Fe

Kompleksi Saudit i Haditheve skemë për të përhapur Vehabizmin

Një dijetar i lartë musliman shia libanez përshkroi një plan për krijimin e një "Kompleksi" për Hadithet e Pejgamberit (a.s.) në Arabinë Saudite si një skemë për të shtrembëruar Islamin dhe përhapjen e vehabizmit.

Javën e kaluar, Mbreti Salman i Arabisë Saudite nxori një urdhër për themelimin e "Kompleksit  Mbreti  Salman", për Hadithin e Profetit, në qytetin e Medinës.

Shejh  Muhammed Bin Hassan Al-Shejh u emërua kryetar i Këshillit të Lartë të Dijetarëve që do të udhëheqë kompleksin.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve IQNA, dijetari libanez musliman shia, Ajetullah Ali Kurani tha se kjo është një përpjekje e re Saudite për  shtrembërimin e Islamit dhe propagandimin e pikëpamjeve vehabiste.

Duke theksuar se përpjekjet për promovimin e haditheve profetike janë të lavdërueshme në vetvete, hoxha libanez  tha se lëvizja e mbretit saudit, megjithatë, është ceremonial dhe ka për qëllim të mashtrojë publikun.

Politikat dhe veprimet e regjimit saudit nuk kanë ngjashmëri me Sunetin e Pejgamberit (as), tha ai.

Ajetullah Ali Kur’ani shtoi se pas urdhrit të mbretit saudit janë myftitë vehabi  të cilët pohojnë vetëm atë që Vehabistët tregojnë nga Pejgamberi (a.s.) janë autentike dhe burime të tjera nuk janë të besueshme.

Ai u bëri thirrje ndjekësve të shkollave të ndryshme islamike të mendimit të jenë vigjilentë përballë përpjekjeve të vehabistëve për të përhapur ideologjinë e tyre.

Hoxha libanez e përshkroi Vehabizmin si ideologji e Britanisë dhe një kult të devijuar, duke theksuar se ajo nuk ka të bëjë me Islamin Sunnit.

Ai më tej kritikoi regjimin saudit për zbatimin e politikave ndarëse të regjimit sionist në rajon dhe tha se krijimi i komplekseve dhe qendrave të tilla nuk do të mashtrojë muslimanët dhe nuk mund të justifikojë natyrën ekstremiste të Vehabizmit dhe Selefizmit.

Burimi: IQNA