Kulturë - Art - Fe

Libiani dhe marokiani zunë vendet e para në Garat Kur’anore në Berlin

Mësuesi i Kur'anit, Osama Abdulaziz fitoi  vendin e parë në një garë për mësimin përmendësh të Kur'anit të Shenjtë në Berlin, Gjermani.

Bashkatdhetari i tij, Muhammed Fadhil  është i dyti, ndërsa Omar Al-Mukhtar, i Norvegjisë, është i treti, tha Shoqata Al-Furkan  e cila ishte – organizatore e Garave Kur’anore.

Në garat e këndimit të Kur'anit, marokiani, Ibrahim Bu-Ghaleb fitoi vendin e parë,  Sana Al-Rifa'i dhe Sana Bisiso fituan vendin e dytë dhe të tretë.

Garat Kur’anore dy-ditore tubuan 723 hafizë  të shquar dhe këndues të Kur’anit të Shenjtë nga 14 shtete evropiane, tha Gamadan Al-Zietiri, drejtor i Shoqatës Al-Furqan me qendër në Tuniz, njoftoi  agjencia KUNA.

Gamadan Al-Z'ietry vuri në dukje se ky ishte versioni i dytë i Garave Kur’anore i cili është më i madhi i këtij lloji në Evropë.

Burimi: IQNA