Kulturë - Art - Fe

Studenti egjiptian e mësoi Kur'anin përmendësh për tre muaj

Një student i ri universitar egjiptian ka arritur të krijojë një rekord duke mësuar të gjithë Kur’anin përmendësh për tre muaj.

Sipas gazetes të përditshmes el-Watan, Sharif Sajed Mustafa, student i farmacisë, 18-të vjeçar, në Universitetin al-Azhar, filloi për të studiuar shkencën e texhvidit.

Ai pastaj filloi mësimin e Kur'anit përmendësh dhe për tre muaj  arriti për të mësuar përmendësh të gjithë Librin e Shenjtë, Kur’anin.

Sharif Sajed Mustafa ka memorizuar gjithashtu dy libra sunite të Hadithit, Sahih el-Buhari dhe Sahih Muslim, për 40-të ditë.

Ai është një lexues që lexon me shpejtësi, ai mund të lexojë 100 faqe për  vetëm 6-të minuta.

Kur’ani i Shenjtë është i vetmi Shkrim i Shenjtë që memorizohet nga besimtarët e tij.

Persona të panumërt në çdo bashkësi muslimane e kanë mësuar përmendësh Kur'anin që nga dita e parë që u zbulua.

Kurani ka 30 xhyze (pjesë), 114 Sure (kapituj) dhe 6,236 ajete apo versete.

Burimi: IQNA