Kulturë - Art - Fe

Hadithi i Mendjes Dhe i Dashurisë: Fjalimi i Dr. Gulam Husejn Ibrahimi Dinaniut - Pjesa e Dytë

Në artikullin që gjendet në duart tuaja, ne do të pasqyrojmë fjalimin e Dr. Gulam Husejn Ibrahimi Dinaniut. Themi se ka mundësi që ai, të ketë marrë pjesë në mbledhjet në Teheran të Henry Corbinit, i cili bënte fjalë për urtësinë hyjnore dhe misticizmin. Në këtë rast duhet të zinte vend, përmendja e Allahut (f.m.t.) dhe udhëzuesi, të cilët ishin të pranishëm në veprat e tij. Njëherë i drejtova pyetjen: “Ju e njihni mirë misticizmin dhe e shihni si të nevojshëm udhëzuesin, vallë cili është udhëzuesi juaj?!” Ndonëse unë e pyeta veçmas vura re se të tërë kishin ngritur veshët për të dëgjuar përgjigjen.

Kejhani Ferhengi: A mund të na shpjegoni pak se si jeni njohur me Imam Musa Sadranë?!

Mjeshtër Dinani:Ashtu siç kam cekur më parë, unë e kisha lexuar vëllimin e parë të veprës me titull: “Lume’sh-Sherhi” (Shpjegimi i Lumes) dhe një pjesë të veprës me titull: “Kauanin” (Ligjet) në Isfahan. Kur shkova në Kum, lexova edhe vëllimin e dytë të veprës me titull: “Lume’sh-Sherhi” (Shpjegimi i Lumes) dhe pjesën tjetër të veprës me titull: “Kauanin” (Ligjet), pranë Imam Musa Sadrasë, duke u bërë kështu studenti i tij. Më pas i nderuari Musa Sadraja shkoi në Liban dhe kështu që lidhja jonë u ndërpre. Megjithatë kur ky i fundit kthehej në Iran unë takohesha shpesh me të. Në epokën kur isha duke dhënë mësim, në Universitetin e Firdeusit në qytetin e Meshhedit, njëherë gjatë një studimi shkova në Egjipt, Marok dhe Londër.

Citoj se unë kam qëndruar një muaj në Egjipt. Shtoj se unë e kam takuar rastësisht aty Musa Sadranë në një kongres, në të cilin merrte pjesë i nderuari, në Universitetin e Kajros dhe kështu që ne qëndruam së bashku për dy ditë. Në atë epokë i nderuar Musa Sadraja ishte në gjendje të mjerueshme dhe vazhdimisht thoshte “unë jam në rrezik”. Më pas shkova në Londër dhe aty mora lajmin se ai kishte humbur. Madje edhe sot e kësaj dite ai ende vijon të jetë i humbur.

Dr. Dakani: Kush ishin profesorët tuaj në këndvështrimin e urtësisë hyjnore?!

I ftuari:Duhet të them se në këndvështrimin e urtësisë hyjnore, unë nuk kam ndonjë profesor të veçantë, e megjithatë në jetën universitare zbulova Hekim Shiraziun. Ndonëse ky i fundit nuk sillte ndonjë dobi të madhe për universitetin, sepse studentët e doktoraturës nuk i kuptonin dhe nuk ia vinin veshin mësimeve të tij. Fjala vjen ai vinte shpjegonte mësimin dhe shkonte. Unë e dija se ai ishte një njeri i madh dhe një dijetar shumë i ditur. Për këtë arsye krijova marrëdhënie vetjake me të.

Dua t’u rrëfej se  Hekim Shiraziun, e ftoja disa herë në dhomën time, në Medresenë e Mereuiut. Ai vinte në dhomën time dhe më jepte mësime në mënyrë të veçantë. Rishtas Hekim Shiraziu, jepte mësim disa ditë edhe në shoqatën (dergahun) tonë. Më pas unë shkoja në shoqatën tonë, së bashku me zotëri Keshfiun dhe në atë vend ne lexonim Nususinë me të. Në të vërtetë ai ishte profesori im në këndvështrimin e urtësisë hyjnore, sepse unë e kam lexuar urtësinë e kulluar pranë tij, por mjeshtri im i filozofisë dhe i urtësisë hyjnore ishte dijetar Tabatabaiu.

Dr. Dakkani: A kishte ose nuk kishte edhe Hekim Shiraziu gjendjet e tij të veçanta?!

I ftuari: Po është e vërtetë se ai ishte një urtak i mirë. Ai vazhdimisht ishte në një gjendje adhurimi dhe me sa di unë ai agjëronte shumicën e kohës. Madje nëse nuk do ta teproja mund të them se ai ishte agjerueshëm çdo ditë.

Kejhani Ferhengi: A e keni parë në atë epokë Shejh Rexheb Ali Hajjatin?!

I ftuari:Po me të vërtetë, unë e kam parë Shejhun shumë herë, megjithatë unë nuk isha njëri nga studentët e tij. Shejhu ishte një njeri shumë i madh, dukej sikur shpirtërorja ishte sendërtuar tek ai.

Kejhani Ferhengi: A mund të na përshkruani pak njohjen tuaj me të?!

I ftuari: Epo unë isha një njeri shumë kureshtar dhe pohoj se nuk më ka mbetur vend pa vizituar. Njëherë kishim shkuar së bashku me zotëri Keshfiun, për të takuar Shejh Rexheb Aliun. Pasi Shejhu ndërroi jetë, ky i fundit u harrua për njëfarë kohe, megjithatë tani vë re se pas vdekjes së tij, njerëzit kanë shkruar vepra për të, ndonëse nuk e kanë takuar sa ishte gjallë.

Kejhani Ferhengi: Mjeshtër, a mund të na flisni pak për mbledhjet tuaja të veçanta me dijetar Tabatabaiun dhe Henry Corbinin?!

I ftuari: Në atë epokë gjatë shumicës së kohës, unë pasi blija një biletë autobuzi dhe bashkë me dijetar Tabataiun shkoja në Teheran. Nganjëherë me ne vinte edhe i nderuar Zenxhani i Dytë. Përcaktoj se në vitet e fundit unë shkoja rregullisht nga Kumi në Teheran.

Kejhani Ferhengi: A mund të na thoni se ku mbaheshin mbledhjet tuaja në Teheran?!

I ftuari: Unë në Teheran kisha një shok, i cili kishte një dhomë dhe kështu që unë shkoja tek ai. Ndërsa dijetar Tabatabaiu shkonte tek shtëpia e dhëndrrit të tij Menakibiut. Ne i mbanim mbledhjet tona në shtëpinë e të nderuarit Dhulmexhid Tabatabaiut. Mbledhjet fillonin në orët e mbrëmjeve të të enjteve dhe të premteve dhe më pas na bashkangjiteshin edhe shokët e tjerë.

Kejhani Ferhengi: Kush merrte pjesë ato mbledhje të veçanta?!

I ftuari: Me sa mbaj mend unë, në ato mbledhje të veçanta, të mbajtura nga dijetar Tabatabaiu dhe Henry Corbini merrte pjesë i nderuar Dr. Sejjid Husejn Nasri, Dr. Darjush Shajegani (autori i veprës me titull: “Ndërgjegjia e Plagosur”, shënim i Medias së Lirë), Muhammed Texhudi Nakkashi dhe Zotëri Hubutiu. Ndonjëherë në këto mbledhje, merrte pjesë edhe i ndjeri Mjeshtër Mutahhari dhe i nderuar Dr. Muxhtehidi. Ndërsa i nderuar Dr. Sipehbudi kryente detyrën e përkthimit të këtyre mbledhjeve, sepse ai ishte një specialist i gjuhës franceze.

Dr. Dakani: A merrte pjesë në këto mbledhje edhe Dr. Daueri?!

I ftuari: Jo i nderuar Dr. Daueri nuk merrte pjesë në këto mbledhje, ndërsa ne ishim afërsisht dhjetë vetë.

Dr. Dakani: Mjeshtër, ka gjasa që Henry Corbini nuk e fliste mirë gjuhën perse?!

I ftuari: Epo Henry Corbini e kuptonte persishten por e fliste me vëshirësi.

Kejhani Ferhengi: A do të kishit mundësinë të na shpjegoni përmbajtjen e këtyre mbledhjeve?!

I ftuari: Ato ishin mbledhje me një program të pasur. Ndonjëherë unë kur ulesha afër Corbinit, e pyesja këtë të fundit për diçka në gjuhën perse, ai pasi e kuptonte më kthente përgjigjie. Natyrisht gjuha zyrtare e këtyre mbldhjeve ishte frëngjishtja. Ka mundësi që unë isha pjesëmarrësi më i ri në këto mbldhje.

Dr. Dakani: Jemi në dijeni se njëherë e keni pyetur Henry Corbinin për “përmendjen e Allahut (k.m.t.). a mund të na sqaroni pak këtë rast?!

I ftuari: Epo ashtu siç e dini edhe ju dijetar Tabatabaiu, ishte një njeri shumë i sjellshëm, nuk fliste tepër. Fjalori i përdorur nga ai në këto mbledhje ishte një fjalor zyrtar. Ndërsa Henry Corbini ishte plotësisht një perëndimor, e thënë ndryshe ai ishte jashtë mase zyrtar. Çështjet e ngritura në këto mbledhje ishin tej mase të rëndësishme. Por në disa raste pjesëmarrësit kishin dëshirë që t’i shtronin pyetje Corbinit rreth çështjeve private.

Besoj se ashtu siç e keni të qartë edhe ju, perëndimorët nuk kanë qejf, që t’u drejtohen pyetje për jetën e tyre private. Ata e perceptojnë këtë dukuri, si një sjellje të paturpshme dhe të paedukatë. Si rrjedhojë dijetar Tabatabaiu, nuk i ngrinte atij pyetje në mënyrë të prerë, rreth çështjeve të tij private. Megjithatë unë i shtroja Corbinit pyetje rreth jetës së tij private dhe vija re se dijetar Tabatabaiu nuk shqetësohej nga sjellja ime. Ai ndonëse i përkrahte këto lloj pyetjesh nuk merrte guximi t’i pyeste vetë. Pyetja që keni shtruar pak më lart, ka të bëjë me pyetjet e mia private që ia drejtoja Corbinit.

Kejhani Ferhengi: Ju lutem a është e mundur që të na ndriçoni pak për këtë pyetje që i keni bërë Corbinit?!

I ftuari:Henry Corbini bënte fjalë për urtësinë hyjnore dhe misticizmin. Në këtë rast duhet të zinte vend, përmendja e Allahut (l.m.t.) dhe udhëzuesi, të cilët ishin të pranishëm në veprat e tij. Njëherë i drejtova pyetjen: “Ju e njihni mirë misticizmin dhe e shihni si të nevojshëm udhëzuesin, vallë cili është udhëzuesi juaj?!” Ndonëse unë e pyeta veçmas vura re se të tërë kishin ngritur veshët për të dëgjuar përgjigjen. Ai ishte një njeri i thjeshtë dhe m’u përgjigj qetësisht: “Unë jam një uejsit”. Me këtë fjali ai nënkuptonte: “Unë nuk e shoh udhëzuesin si të nevojshëm”. Shprehem kështu sepse uejsitë janë sekti i vetëm, i cili nuk e sheh si të nevojshëm praninë e udhëzuesit.

Dr. Dakani: Me të vërtetë kjo është një përgjigjie e thjeshtë.

I ftuari: Po ashtu ishte një përgjigjie e thjeshtë. Ndonëse Corbini ishte një filozof, në të njëjtën kohë ai ishte edhe një njeri i thjeshtë. Unë e vijova pak më tej me paturpësinë tim e duke e pyetur: “Që ju jeni një uejsit këtë e pranova. Megjithatë ju e dini se uejsitë janë përmendës të Allahut (f.m.t.). Vallë a mund t’iu pyes se si është përmendja juaj e veçantë?! Pas kësaj Henry Corbini buzëqeshi pak dhe tha: “Unë që nga mëngjesi deri në mbrëmje lexoj: “Kale Bakir, Kale Sadik” (Ka thënë Imam Bakiri, ka thënë Imam Sadiku dhe kishte për qëllim qenien i zënë me hadithet e Ehli Bejtit dhe këto i cilësonte si përmendjen e Allahut (k.m.t.) shënim i Medias së Lirë). Ja pra kjo është përmendja ime. Henry Corbini përmendi me saktësi fjalët: “Kale Bakir, Kale Sadik” (Ka thënë Imam Bakiri, ka thënë Imam Sadiku).

Dr. Dakani: Mjeshtër, i ndjeri Husejn Teherani në një fragment të veprës së tij ka shkruar: “Corbini lexonte veprën me titul: “Sahifetu’s-Sexhxhadijje” (Fleta e Sexhxhadit)(libri i lutjeve i përcjellur nga Imam Zejnulabdiddini (p.m.t.) shënim i Medias së Lirë) dhe mëpas vajtonte”. Vallë a e keni parë edhe ju atë në këtë gjendje?!

I ftuari: Unë nuk e kam parë atë që të lexojë veprën me titull: “Sahifetu’s-Sexhxhadijje” (Fleta e Sexhxhadit), megjithatë nuk është një mundësi për t’u përjashtuar. Në disa raste Corbini hynte në një gjendje të tillë transi-zbulimi sikur kishte pirë, ndërsa dijetarët tonë gjatë mbledhjeve tona, ishin duke përcjellur një çështje të urtësisë hyjnore. Pohoj se natyrisht që si vajtimi ashtu edhe hyrja e këtij njeriu në këto gjendje ishte mëse normale.

Dr. Dakani: Mjeshtër, ju jeni një njohës i mirë i filozofisë perëndimore. Vallë a kanë mbajtur dijetar Tabatabaiu dhe Henry Corbini mbledhje të tilla në Perëndim, ashtu siç kanë mbajtur në qytetet e Teheranit dhe Kumit?!

I ftuari: Nuk ka dyshim se ato mbledhje ishin të rëndësishme. Krahas kësaj unë para se të shkoja në to mbledhje, isha shumë kureshtar në epokën time të studimit. Unë lexoja përkthime dhe pak a shumë isha familjar me filozofinë perëndimore. Më pas shkova në universitet dhe atje tanimë e njoha zyrtarisht, mësimin e filozofisë perëndimore. Ne si studentë e kishim të detyruar që të lexonim filozofinë perëndimore dhe natyrisht atje u njoha me profesorë perëndimorë dhe krijova marrëdhënie me ta.

Dr. Dakani: A mund të na rrëfeni se kush ishin profesorët tuaj të filozofisë perëndimore?! Për shembull a ishte edhe një profesor i quajtur Arjanpuri njëri nga profesorët tuaj?!

I ftuari: Unë ndonëse nuk e shihja shumë si një filozof Arjanpurin, më duhet të rrëfej se ai ishte profesori im. Unë natyrisht që shkoja në mësimet e tij. Ndërsa Sejjid Husejn Nasriu dhe Dr. Shajeganiu ishin shokët e mi dhe unë i njihja veprat e tyre.

Dr. Dakani: Mjeshtër, ashtu siç qartësuat edhe ju jeni zhytur në luginën e letërsisë dhe të filozofisë. Them se edhe dijetar Tabatabaiu e kishte shumë për zemër letërsinë. A mund ta hapni pak këtë temë?!

I ftuari: Po kjo është e vërtetë, sepse ashtu siç përkufizuat edhe ju dijetar Tabatabaiu i kushtonte tej mase rëndësi letërsisë. Ndonëse gjuha e tij e nënës ishte ajo turke, ai shkruante poezi shumë të bukura në gjuhën perse. Gjithashtu nënvizoj ai nuk e kishte shokun në letërsinë arabe. Në këtë kontekst dua të bëj të ditur, se ata të cilët orvaten që të hedhin baltë mbi figurën e tij, me të vërtetë janë duke iu bërë padrejtësi atij. Unë njoh shumë pak dijetarë të asaj epoke, të cilët merreshin me jurisprudencë, metodologji, filozofi dhe letërsi në të njëjtën kohë, ashtu siç merrej dijetar Tabatabaiu. Shtoj se letërsia arabe e këtij të fundit ishte me të vërtetë e fuqishme.

Dr. Dakani: Këtë nuk e kishte thënë njeri deri më tani.

I ftuari: Epo poezitë e shkruara në persisht të dijetar Tabatabaiut, janë një dëshmi e qartë se sa njeri me shije të holla dhe se sa poezi të bukura mund të shkruante.

Dr. Dakani: Mjeshtër a keni shkruar edhe ju poezi?!

I ftuari: Po kur kam qenë i ri kam shkruar poezi. Madje kishim krijuar edhe një shoqatë letërsie. Nu e di se kush ishte lajmëruar edhe dijetar Tabatabaiun se unë shkruaja poezi dhe ky i fundit e kishte mësuar këtë fakt. Natyrisht edhe ky është një tregues se sa dijetar Tabatabaiu, përkushtohej ndaj nxënësve të tij, sepse unë nuk i kisha thënë atij se unë shkruaja poezi. Një ditë dijetar Tabatabaiu m’u drejtua dhe më tha: “Kam dëgjuar se ti shkruan poezi”. Unë ia ktheva: “Po ndonjëherë unë kryej mëkatin e shkrimit të poezisë”. Ai qeshi dhe shtoi: “Nëse do mos shkruaj më”. Unë iu përgjigja: “Si urdhëroni, pra ju po thoni që unë duhet të resht së shkruari poezi?!” Ai më tha: “Ju studioni letërsi, nëse vijoni të shkruani poezi, atëherë mndja juaj do të bëhet ëndërrimtare. Meqë po studioni filozofi, tani për tani mos e bëni mendjen tuaj ëndërrimtare”. Këto fjalët e mjeshtrit u bënë shkas që të reshtja së shkruari poezi. Natyrisht mënyra e dijetar Tabatabaiut ishte një mënyrë edukuese.

Dr. Dakani: Mjeshtër, vallë si e cilësoni ju lidhjen mes poezisë dhe filozofisë?!

I ftuari: Nuk ka dyshim se poezia kërkon një anë ëndërrimtare. Megjithatë unë besoj se gjendet një lidhje e thellë, madje e pashkëputshme e poezisë me filozofinë, sepse në thellësinë e poezisë ndodhet filozofia. Mbase edhe në thellësinë e filozofisë është e pranishme poezia. Në disa vende poezia dhe filozofia mbajnë largësi nga njëra-tjetra. Sipas mendimit tim nëse një njeri do të bëhet filozof i thjeshtë, në fushën e arsimimit dhe edukimit, duhet të qëndrojë larg poezisë për njëfarë kohe, derisa të jetë i aftë që të fitojnë fuqi kriteret e këtij argumentimi.

Vetëm kur të fuqizohen kriteret e arsyes dhe argumentimit, pasi të mbeten të lira si përfundim poezia dhe filozofia arrijnë njëra-tjetrën. Ata më pas negociojnë dhe më tej flasin të njëjtin gjuhë. Krahas kësaj edhe unë e pranoj mënyrën e dijetarit, e cila ka të bëjë me fushën e arsimimit dhe edukimit. Nëse njeriu ka “një frymë poetike” brenda tij, atëherë nuk do t’i fuqizohen themelet e argumentimit. Me fjalë të tjera njeriu i cili ngatërron poezinë me argumentimin dhe kjo dukuri deri në një masë është fatkeqësi.

Dr. Dakani: Në një fragment dijetar Tabatabaiu diskuton me të nderuarin Husejni Teheranin dhe dijetar Tabatabaiu i drejtohet: “Zotëri Husejni ju dini shumë poezi”. Në fakt kjo është një shpoti ndaj këtij të fundit.

I ftuari: Po kjo është e vërtetë, sepse dijetar Tabatabaiu kishte lexuar dhe kishte shkruar shumë poezi. Pavarësisht kësaj kur ky i fundit kishte lexuar poezi dhe kur i kishte shkruar ato ishte një filozof i vërtetë. Natyrisht unë nuk e di se si ka qenë ai në rininë e tij.

Kejhani Ferhengi: A e citonte dijetar Tabatabaiu, në mësimet ose në bisedat e tij mjeshtrin e urtësisë hyjnore Sejjid Ali Gaziun?! Sipas asaj që kemi dëgjuar ai ushqente një dashuri të madhe për të ndjerin Sejjid Ali Gaziun dhe se ai e respektonte këtë të fundit më shumë në krahasim me të tjerët.

I ftuari: Po mund të thuhet edhe kështu, sepse dijetar Tabatabaiu përcillte thëniet e Sejjid Ali Gaziut. Ai ushqente një dashuri dhe një respekt të madh për të. I ndjeri dijetar Tabatabaiu, na fliste shumë rreth fjalëve dhe gjendjeve të Sejjid Ali Gaziut.

Dr. Dakani: Ne na kishte përshkruar edhe Mjeshtër Sunhaniu. Në kohërat e fundit dijetari kishte hyrë nënjë gjendje të tillë sa thuajse jetonte në një botë tjetër. Me sa duket sikur ishin hapur dyert e botës së berzahut (jetës së varrit)përpara fytyrës së tij.

I ftuari: Kjo gjendje e veçantë, nuk kishte të bënte, vetëm me kohërat e fundit, sepse kjo ishte gjendja e tij e zakonshme shpirtërore. Po është e vërtetë se ndonëse ai kishte gjendjet e tij të trans-zbulimit ai nuk i bënte kurrë të qarta ato.

Dr. Dakani: Vallë a nuk keni ndjerë asgjë nga ai?!

I ftuari: Po është mëse e natyrshme, që ne si studentë e ndienim këtë gjendje shumicën e kohës. Ndonjëherë ai na thoshte se ai “ishte duke e parë kështu, ose e kishte parë kështu këtë çështje”. Megjithatë ai nuk na thoshte asnjëherë se kishte parë një zbulim. Ai nuk i shpjegonte kurrë këto lloj gjërash. Ai na i sqaronte në atë mënyrë, sa ne pandehnim se ai i kishte lexuar në ndonjë vepër ose i kishte parë diku. Pavarësisht kësaj ne e kuptonim se në disa çështje ai kishte përdorur zbulimin e dëshmisë, e megjithatë dijetar Tabatabaiu, na e shpjegonte në atë mënyrë që nuk merrej vesh se ishte “zbulim”. Ai tregohej i kujdesshëm ndaj këtyre dukurive.

Disa herë ai shpjegonte në atë mënyrë që ky “shikim”, nënkuptohej që nuk ishte një “shikim” i parë mbi ndonjë vepër. Ne nga mënyra e stilit të tij, e kuptonim se kishte të bënte me zbulimin dhe përjetimin.

Kejhani Ferhengi: Mjeshtër, këtu hymë si padashje pakëz në çështjen e zbulimit dhe përjetimit. Nëse më lejoni le ta çojmë më tej çështjen e urtësisë hyjnore të zbulimit dhe përjetimit.

I ftuari: Nëse më jepni leje këtë dhe çështje dhe pyetet tuaja të tjera lë t’i lëmë për një tjetër panel, sepse unë duhet të marr pjesë, në një tjetër mbledhje pasdite. Si rrjedhojë këtu më duhet të ndahem nga ju dhe ju mund të pyesni zotëri Ismailin, në lidhje me pyetjet që do të m’i drejtonit mua.

Kejhan Ferhengi: I nderuar Ismaili. Ne ndërsa ishim duke biseduar me të nderuarin Dr. Dinaniu në Universitetin e Teheranit, mjeshtri na kërkoi që shokët e tij të flisnin për veprat dhe mendimet e tij jo në praninë por në mungesën e tij. Ju lutem dhe ju filloni të na rrëfeni se si jeni njohur me Mjeshtër Dinaniun. Në cilin vend dhe sinisi njohja juaj me të?!

Muhammed Xheuad Ismaili: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Si fillim dua të them se njohja ime me Dr. Dinaniun nuk ndodhi ballë për ballë, por nëpërmjet një programi televiziv. Më kujtohet se në vitin 1995, kisha marrë një diplomën e re (të shkollës së mesme). Unë u bëra dëshmitar i kësaj njohjeje, duke ndjekur një program televiziv me titull: “Qortimi i Filozofisë”. Në këtë program po jepeshin lajme, mbi një simpozium filozofik në Universitetin e Meshhedit të dijetar Tabatabaiut. Profesorët e filozofisë po mbanin fjalime, duke qortuar çështjet filozofike të filozofëve të ndryshëm. Në këtë simpozium edhe Dr. Dinanimbajti një fjalim, në të cilin qortoi mendimet e Mullah Sadrasë.

Kejhan Ferhengi: Shihet qartë se ju ende pa hyrë në universitet dhe pa kryer studimet mbi degën e filozofisë keni shqyrtuar çështje të këtij lloji. Vallë a kryenit në atë epokë lexime në lidhje me çështjet filozofike?!

Muhammed XheuadIsmaili: Në fakt po. Unë edhe përpara se të merrja diplomën (e shkollës së mesme) isha i përkushtuar ndaj filozofisë. Madje unë kisha filluar që të mësoja si një autodidakt. Nuk ka dyshim se ndonëse, nuk kisha ndonjë njohje të thellë mbi çështjet filozofike, unë isha në dijeni se Mullah Sadraja, ishte një personalitet i madh i filozofisë në botën muslimane. Më duhet të pohoj se më erdhi e çuditshme, se si një njeri kishte qortuar mendimet e tij. Si përfundim më kishte pëlqyer njohja e një njeriu, i cili kishte marrë guximin që të qortonte mendimet dhe veprat e të mëdhenjve.

Kejhan Ferhengi: A është botuar ky qortim më pas në ndonjë vend?!

I ftuari: Po ky qortim është botuar së bashku me artikujt e tjerë të Mjeshtër Dinaniut në punimin me titull: “Nishajishu’l-Fejlesufi” (Përgjërimi i Filozofit).

Kejhani Ferhengi: Cili është mendimi juaj për qortimet e Mjeshtër Dinaniut drejtuar mendimeve të Mullah Sadrasë?!

I ftuari: Qortimi i Mjeshtër Dinaniut, ishte në përgjithësi nga zemra dhe nga brenda. Natyrisht se disa nga çështjet e shqyrtuara nga mjeshtri ishin një qortim nga ana e jashtme. Por në kuptimin e përgjithshëm mua m’u dukën interesante.Ndonëse ashtu siç përkufizova dhe më sipër,unë në atë epokë nuk zotëroja njohuri të madhe në çështjet filozofike, si për shembull unë nuk e dija plotësisht arsyen e këtyre diskutimeve dhe debatimeve. Më pas hyra në universitet dhe vijova studimet e mia në degën e filozofisë. Kur vura se në mesin e listës së emrave të profesorëve të mi, kalonte dhe emri i të nderuarit Dr. Dinaniu u çudita tej mase. Unë u gëzova dhe në mendjen time m’u shfaq qortimi i tij i shfaqur në televizion.

Kejhani Ferhengi: E keni fjalën për në Universitetin e Teheranit?!

I ftuari: Jo në fakt. E kam fjalën për Universitetin Rezeui në Meshhed.

Kejhani Ferhengi: Pra në atë epokë Mjeshtër Dinani banonte në Meshhed?!

I ftuari: Jo mjeshtri ishte i ftuar, sepse ai vinte nga Teherani për në Meshhed.

Kejhani Ferhengi: Cilat ishin mësimet që jepte ai në Meshhed?!

I ftuari: Ai si një profesor jepte mësimet e historisë së filozofisë islame, apologjetikës, urtësisë hyjnore dhe të filozofisë islame, për studentët e nivelit të masterit dhe të doktoraturës dhe për të dhënë këto mësime ai vinte disa herë në muaj në Meshhed.

Kejhani Ferhengi: A keni marrë mësim nga Mjeshtër Dinaniu në semestrin e parë në Universitetin Rezeuiu në Meshhed?!

I ftuari:Jo në mënyrë zyrtare. Por më pas duke më shtyrë kureshtja, unë shkova në mësimet e Mjeshtër Dinaniut, që në semestrin e parë dhe më pas u bëra zyrtarisht studenti i tij i rregullt, në mësimet e historisë së filozofisë islame, apologjetikës dhe filozofisë islame.

Kejhan Ferhengi: Ju lutem a keni mundësi që të na ndriçoni pak mbi stilin e mësimdhënies së Mjeshtër Dinaniut?!

I ftuari: Stili i mësimdhënies së Mjeshtër Dinaniut ishte i mbështetur mbi dialektikën. Pra si fillim ai i trajton çështjet duke bërë kështu një paraqitje për to. Ai drejtonte pyetjet dhe e merrte përgjigjet nga të tërë studentët e klasës së bashku. Fjala vjen ai si fillim na bënte të ditur historinë e “Ibn Tufejlit” dhe “Hajj Ibn Jekdhanit”. Më pas ai niste hetimin e pyetjeve si: “A mund të krijohet, ose nuk mund të krijohet mendimi në rast se mungon gjuha?!” dhe “Cilat janë marrëdhëniet mes gjuhës dhe mendimit?!”

Shumica e studentëve në mënyrë të pashmangshme iu bashkangjiteshin diskutimit duke përcaktuar dhe duke cituar mendimin e tyre pohues. Një student citonte se “thelbësorja është gjuha”, ndërsa një student tjetër ia priste: “thelbësori është mendimi” dhe si rrjedhojë mbarë klasa fillonte diskutimin. Më pas edhe Mjeshtri mbante qëndrim, sepse në fund të fundit synimi i tij, ishte t’u mësonte këtyre studentëve të kësaj dege, se cilat ishin çështjet më të serioze në filozofinë islame. Në këtë mënyrë studenti, mund të vinte në klasë, pa patur në mendje asnjë pyetje, por pasi vinte në klasë në mendjen e tij, kristalizoheshin pyetjet filozofike.

Mjeshtri ishte kureshtar ndaj hulumtimit të një çështjeje, kështu që ai me synimin e mësimit më shumë, ai niste leximin dhe shqyrtimin e saj. Njëra nga cilësitë e mësimdhënies së Mjeshtër Dinaniut, ishte ringjallja e çështjeve filozofike, shkundja e pluhurit të historisë dhe nxjerrja e tyre nga nëntoka.

Kejhani Ferhengi: Kjo mënyrë funksionon më shumë në çështjet filozofike. Vallë si sillej mjeshtri n mësimet e tjera?!

I ftuari: Epo ne së bashku me Mjeshtër Dinaniun kryenim mësimet e “leximit të përmbajtjes”. Për më tepër kemi lexuar veprën me titull: “Sherhu’t-Texhridi’l-Itikadi” (Shpjegimi i Besimit të Pastër), e Haxhe Nasiruddin Tusiut dhe veprën e tij të shkruar për Ibn Sinanë “Talikat” (Vërtetimet). Këto mësime nuk ishin thjesht, në formën e Mjeshtrit, pra në mënyrën e leximit dhe të kalimit të përmbajtjes. Për ta ilustruar më mirë këtë shembull, them se kur çështja e doktrinës “esharite” erdhi në rend të ditës, ai e sillte çështjen rreth atij mendimit përgjatë atij semestri.

Mjeshtri e shpjegoi doktrinën esharite me një qëndrim prej eshariti. Ai si fillim e analizonte çështjen dhe më pas na fliste për mendimet e kundërshtarëve të këtij mendimi. Mjeshtër Dinaniu na shpjegonte prapaskenën dhe terrenin shoqëror, politik dhe historik të çështjeve apologjetike. Në këtë mënyrë në këndvështrimin e studentëve, bëhej e qartë se në cilën terren dhe mjedis, ishte shfaqur kjo çështje në të shkuarën. Ne e dinim shumë mirë se një çështje në lidhje me apologjetikën, filozofinë dhe këndvështrimin e urtësisë hyjnore nuk dilte pas asnjë shkak. Ata kishin një prapaskenë dhe mendimtarët e tjerë i shikonin çështjet në një këndvështrim të veçantë.

Kejhani Ferhengi: A mund të na shtjelloni stilin e marrëdhënies së Mjeshtër Dinaniut me studentët dhe për cilësitë morale të mjeshtrit?!

I ftuari: Diskutimet që sillte Mjeshtër Dinaniu në klasë, e tërhiqnin aq shumë vëmendjen e studentëve sa në të shumtën e rasteve, ato vazhdonin edhe jashtë mureve të klasës. Madje ndonjëherë diskutimi vijonte me orë të tëra edhe pasi Mjeshtri kishte shkuar në dhomën e tij. Duhet ta keni të qartë se autoriteti i disa profesorëve, është i vlefshëm vetëm brenda klasës dhe ata nuk duan që të krijojnë marrëdhënie me studentët jashtë saj.

Kur këtyre lloj profesorëve iu ngritet pyetja jashtë klase, ata ose mundohen që të mos kthejnë përgjigjie, ose përpiqen që të japin një përgjigjie, me një fjali të shkurtër, ose fjala vjen të adresojnë drejt një vepre. Por Mjeshtër Dinaniu, e kishte farkëtuar arsimimim, pothuajse si një detyrën e tij të veçantë. Ai beson se shtrimi i pyetjeve, nuk duhet të jetë i kufizuar, vetëm brenda mureve të klasës. Sipas mendimit të tij pyetja është gjthmonë së bashku me njeriun. Madje ne ishim shumë herë dëshmitarë, se si studentët të cilët studionin, në degë të ndryshme si mjekësi, inxhinieri etj., vinin dhe pyesnin Mjeshtër Dinaniun, për sa i përket çështjeve të mendimit dhe besimit, ndërsa ky i fundit u kthente lehtësisht përgjigjie.

Kejhani Ferhengi: A mund të na përshkruani stilin e Mjeshtër Dinaniut në tregimin e udhës së sudentëve?!

I ftuari: Pohoj se edhe kjo dukuri është jashtëzakonisht e çuditshme. Ajo që dua të citoj është se përgjigjia e dhënë e Mjeshtër Dinaniut, ndaj pyetjeve të drejtuara jashtë mësimit, nga ana e studentëve të degëve të tjera, nuk ishte thjesht në formën e një udhëzimi. Mjeshtër Dinaniu si fillim merrej me analizimin e çështjeve të njerëzve, të cilët në gjendjet më të dëshpëruara në këndvështrimin intelektual dhe më pas orvatej në sqarimin e shkaqeve, që e kanë çuar këtë njeri në këtë gjendje.

Si rrjedhojë ai nuk i jep një përgjigje të njëjtë pyetjeve të ngjashme. Mund të them me bindje të plotë, se vështrimi i mjeshtrit ndaj çështjeve, ishte një vështrim që të zgjonte ndërgjegjien dhe i gjallë. Pra shkurtimisht cila është arsyeja e shfaqjes së kësaj çështjeje?! Kjo analizë i rizgjon ndërgjegjien njeriut, mbi çështjen se si ai, mund të gjejë shpëtim nga ky shqetësim.

Kejhani Ferhngi: Si ishte vështrimi i mjeshtrit ndaj filozofisë si një ndodhi e mendimit në përgjithësi?!

I ftuari: Mjeshtër Dinaniu e vështron filozofinë, si një udhë jete ose si një dialektikë. Ai nuk e vështron filozofinë si një vepër, ose si një varg çështjesh të kufizuara. Ai e vështron filozofinë si një proçes dhe si një lëvizje, pra më tepër si një proçes të paqëndrueshëm... Pikërisht ashtu si njeriu vështrimi i të cilit, nuk është i fiksuar për veten dhe për jetën e tij.

Kejhani Ferhengi: I nderuar Muhammed Xheuad Ismaili. Ne kemi dëgjuar se ju keni ndihmuar në rregullimin dhe përgatitjen për botim të disa veprave të Mjeshtër Dinaniut. A do të kenimirësinë që të na e hapni pak këtë temë?!

I ftuari: Natyrisht që unë e kam kryer këtë punë para së gjithash, së bashku me disa studentë. Këta të fundit kërkonin botimin e veprave të Mjeshtrit. Më vonë edhe ai pranoi dhe kështu që u krijua një grup kërkimor në Meshhed. Artikujt e mjeshtrit u botuan për herë të parë në Universitetin e Meshhedit me titullin: “Nijajishu’l-Fejlesufi” (Përgjërimet e Filozofit). Puna ime e dytë që kam kryer në lidhje me veprat e Mjeshtrit, ishte ndihmesa ime në përgatitjen për botim të veprës me titull: “Defteru’l-Akli ue Ajetu’l-Ashki” (Fletorja e Arsyes dhe Ajeti i Dashurisë) (Vëllimi i parë i kësaj vepre është përkthyer në gjuhën turke nga Shtëpia Botuese: “Insan” (Njeriu), shënim i Medias së Lirë).

Kejhani Ferhengi: Ka gjasa që kjo vepër ka edhe vëllimin e saj të tretë të pabotuar. Vallë a jeni duke e ndihmuar mjeshtrin në përgatitjen për botim të këtij vëllimi?!

I ftuari: Po pasi Mjeshtri ta ketë shkruar, mua më përket korrektimi, redaktimi dhe përgatitja për botim. Në këto çaste them se etapa e parë ka përfunduar dhe ka kaluar në etapën e dytë. Gjithashtu edhe vepra tjetër me shumë vëllime me titullin: “Meshahiru’l-Muasiri’l-Irani” (Të Shquarit Bahkëkohorë të Iranit) është duke pritur në etapën e shtypjes. Në çdo vëllim të kësaj vepre nuk paraqiten dhe nuk hetohen mendime dhe veprat e çdo mjeshtri. Këta janë mjeshtra të cilët bëhen të njohur në ceremoninë me titull: “Çehrehaji Mandegari” (Figurat e Qëndrueshme). Unë në njërën nga këto vepra me shumë vëllime, kam mbajtur një fjalim mbi çështjen e mendimeve të Mjeshtër Dinaniut. Si përfundim dua të them se artikujt e zgjedhur të Mjeshtrit janë në etapën e shtypjes.

Vijon...

Burimi: Medya Şafak