Suudi Arabie

Princi saudit Muhamed paralajmëroi reforma të mëdha në Arabi

Princi saudit ka deklaruar se do të rikthejë islamin e hapur dhe të matur dhe në këtë vend ultra konservativ do të shkëput lidhjet me klerikët radikal ekstremist ashtu që ky vend të tërheq të rinjtë dhe investuesit të huaj.

“Po kthemi aty ku kemi qenë, në shtet të islamit të matur i cili do të jetë i hapur ndaj të gjitha religjioneve në botë”, ka thënë princi Muhamed bin Selman në forumin ekonomik të mbajtur në Riad. “Sot do të shkatërrojmë të gjitha idetë destruktive. Nuk do të shpenzojmë 30 vitet e ardhshme në idetë destruktive dhe të dëmshme” ka thënë princi 32 vjeçar dhe shtoi se së shpejti synon të jap fund ekstremizmit në vendin e tij. Ky është sulmi i hapur në mënyrë të drejtpërdrejtë  të këtij zyrtari të lartë saudit, trashëgimtar i fronit mbretëror saudit kundrejt organizatave fetare konservative. Qeveria saudite edhe më tutje është në shënjestër të kritikave  të grupeve të drejtave ndërkombëtare, ndërsa princ Muhamedi tani dëshiron ndryshime rrënjësore në vend.

Arabia Saudite gjatë muajve të kaluar ka organizuar koncerte, festivalin Comic-Con  si dhe manifestimin në të cilin kanë marr pjesë meshkujt dhe femrat njëkohësisht së bashku me në vend , dhe kanë vallëzuar në rrugë me muzikë elektronike, për herë të parë në këtë vend. Qeveritarët kanë dhënë shenjë se së shpejti edhe kinematë do të lejohen së punuari, të gjitha këto si pjesë e reformave ambicioze e cila do të mund të nxit skenën kulturore të kësaj mbretërie. Vendi tani investon përpjekje në reformën e ekonomisë dhe shoqërisë.

Princi Muhamed sot paralajmëroi edhe fillimin e ndërtimit të zonës së pavarur ekonomike përgjatë bregdetit veriperëndimor të shtetit. Projektii i vlefshëm 500 miliard dollar do të vepron sipas rregullave të ndara nga ato të cilët vlejnë në pjesën tjetër të Arabisë Saudite. Bëhet fjalë për zonën e gjatë 26.500 km2, të ashtuquajtur NEOM. Në këtë zonë do të zhvillohet industria e cila përfshin energjinë dhe ujin, bio teknologjinë, ushqimin, prodhimtarin e përparuar dhe argëtimin, ka thënë princi Muhamed. Përkundër zhvillimit të këtij projekti i cili bazohet në energjinë alternative, princi ka paralajmëruar se pret që çmimi i naftës të rritej. Kritikët theksojnë se princi nuk bën sa duhet në liberalizimin e politikës në vendin e tij në të cilin mbreti akoma ka autoritet absolut. Vëzhguesit ndërkombëtar duke përfshirë edhe Amnesty International citojnë se Arabia Saudite ka përforcuar represionin kundër aktivistëve paqësor për drejta dhe liritë e njeriut.

Pushtetarët saudit muajin e kaluar kanë burgos me dhjetëra aktivist dhe klerikë duke mos zbuluar se për çka i kanë akuzuar. Përveç kësaj ky vend po përballet me vite me akuzat se po financon organizatat terroriste gjatë gjithë botës. Muajin e kaluar janë paraqitur theksimet se Arabia Saudite ishte e lidhur edhe me sulmin e 11 shtatorit 2001 në SHBA-të me ç’rast kanë humbur jetën rreth 3 mijë njerëz.

Poashtu ky vend ka numrin më të madh të luftëtarëve xhihadist të kthyer nga lufta e Sirisë. Në Arabinë Saudite ka shumë më tepër në krahasim me vendet tjera, kanë treguar raportet e shpallura gjatë kësaj jave. Qasja e Arabisë Saudite ndaj doktrinës fetare është shumë e rëndësishme për shkak të pozitës simbolike të këtij vendi, i cili është vend lindja e fesë Islame, ndërsa eksporti i naftës krijon mundësit për financimin e xhamive dhe universiteteve kudo në botë.

Burimi: Logično