Vendet e Balkanit

“Proceset e paqës në Ballkan duhet të përfundojnë” – Serwer

Analisti dhe ish-diplomati amerikan Daniel Serwer një një postim në faqen e tij peacefare.net, ka shkruar se sugjerimet e tij për SHBA'në do t'i shpalosë në një 'brifing' për Ballkanin. Sipas tij, Brukseli po dështon t'i kryejë punët në Ballkan dhe se deklaratat e forta të Mogherinit nuk po bëjnë punë. Po çfarë duhet bërë në Ballkan dhe pse duhet të përshpejtohet integrimi i vendeve të rajonit në BE? Serwer thotë se proceset e paqës në Ballkan duhet të përfundojnë.

-         SHBA-ja është përgjegjëse për tri marrëveshje të paqes në Ballkan: Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni, duke e parandaluar luftën për më shumë se 15 vjet.

-          Kriza financiare greke, rrjedha masive e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, pastaj Brexit, kanë krijuar dyshime se premtimi i anëtarësimit në BE mund të plotësohet sa më shpejt.

-          Tërheqja e BE-së nuk po funksionon ashtu si më herët, pavarësisht deklaratave të forta të Mogherinit.

-          Ky është një problem për SHBA-në, sepse ne kemi qenë në varësi të Evropës për ta mbajtur barrën në Ballkan, me mbështetjen e SHBA-së kur është e nevojshme.

-          Por nëse Brukseli dështon, marrëveshjet e paqes mund të shpërbëhen me pasoja serioze, si rritja e emigracionit, jo vetëm përmes por edhe nga Ballkani, pastaj rritja e radikalizimit të myslimanëve të Ballkanit dhe rritja e problemeve ruse pranë dhe madje edhe brenda NATO-s.

-          Ajo që nevojitet, është kryesisht një përpjekje diplomatike dhe jo ushtarake për t’i përfunduar proceset e paqes në Ballkan, në mënyrë që të gjitha vendet e rajonit të mund të hyjnë në NATO dhe BE, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë.

-          Këto nuk janë gjëra të shtrenjta, por të rëndësishme. Realizimi i tyre do ta ruante paqen dhe stabilitetin, do të shmangeshin kostot e mëdha, do të kufizoheshin trazirat e Rusisë dhe do të na jepnin neve shumë miq të sigurt dhe të begatë.