Kosova

Kurti: Ju ka ardhë vera ka dera – dilni votoni

Albin Kurti sot doli në votime që nga mëngjesi i hershëm, me shumë optimizëm dhe bindshmëri se Lëvizja Vetvendosje do të dominoj shumë qytete te Kosovës me fitimin e votës në zgjedhjet lokale.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka ushtruar detyren e tij si qytetar i Kosoves, duke hedhur votën e tij.
Kurti ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik në kryeqytet.
“Moti është i ngrohte dhe është një ditë e bukur. Qytetarëve u ka ardhë vera kah dera. I ftoj të gjithë që të ushtrojnë këtë të drejtë, gra e burra, pleq e të rinj, që të përdorin këtë mundësi ta shprehin vullnetin e tyre politik” ka thënë Kurti.