Gjermani

Merkel dhe May përkrahin marrëveshjen bërthamore me Iranin

Anglia dhe Gjermania kanë përsëritur angazhimin e tyre ndaj marrëveshjes bërthamore  mes Iranit dhe vendeve të grupit G 5 + 1, pavarësisht kundërshtimit të Kryetarot të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Donald Trump për të vërtetuar marrëveshjen, deklaroi zëdhënësja e qeverisë angleze.

Zëdhënësja tha në një deklaratë të dielën se Kryeministrja britanike Theresa May dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel në një bisedë telefonike kishin "diskutuar vendimin e kryetarit amerikan Trump për të mos vërtetuar marrëveshjen bërthamore me Iranin ".

"Ato ranë në ujdi se Britania e Madhe dhe Gjermania mbeten të vendosura fort për zbatimin e kësaj marrëveshjeje", tha zëdhënësja e qeverisë britanike.

Në një zhvillim tjetër, të dielën, sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson deklaroi angazhimin e vendit të tij për zbatimin e  marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Boris Johnson, gjatë një bisede telefonike me ministrin e jashtëm të Iranit, Muhamed Xhevad Zarif, përsëriti mbështetjen e plotë të Londrës për marrëveshjen bërthamore.

Diplomati britanik gjithashtu u bëri thirrje të gjithë nënshkruesve të marrëveshjes historike që të mbeten të përkushtuar ndaj detyrimeve të tyre në përputhje me këtë marrëveshje. Kjo ishte biseda e dytë telefonike mes dy ministrave të jashtëm brenda kësaj jave pasi Johnson foli me homologun e tij iranian të martën e kaluar.

Burimi: Pars Today