Shkollat e Kur'anit do të fillojnë në xhamitë e mëdha të Egjiptit
Ministri i për Çështje Fetare, i Vakufeve, Muhammed Mukhtar Goma tha se ministria ka në plan të nisë shkollat e Kur'anit në të gjitha xhamitë e mëdha të vendit.
Duke folur në programin televiziv, ai tha se një nga shkollat e planifikuara të Kur'anit do të hapet në Xhaminë Xhama në Kajro brenda pak ditësh.
Ai tha se ministria paguan shpenzimet për mbajtjen e shkollave në xhami.
Sipas Ministrit, Muhammed Mukhtar Goma, imamët e xhamive dhe instruktorët e Kur'anit do të jenë përgjegjës për shkollat.
Arsimi Kur’anor në këto shkolla do të jetë krejtësisht pa pagesë, vuri në dukje ai.
Ministri vazhdoi duke thënë se ata që u zgjodhën për të dhënë mësim në këto shkolla janë mësues të Kur'anit, hafizë të Kur’anit dhe nuk kanë lidhje me grupet ekstremiste.
Egjipti është një shtet end në Afrikën e Veriut me një popullsi prej rreth 96 milionë banorësh.
Muslimanët përbëjnë rreth 90 përqind të popullsisë së përgjithshme të vendit.
Aktivitetet Kur’anore janë shumë të zakonshme në vendet muslimane me shumicë arabe dhe shumë nga kënduesit e shquar të Kur’anit të Botës Islame në të kaluarën dhe të tashmen kanë qenë edhe janë egjiptianë.
Burimi: IQNA