Kulturë - Art - Fe

Ceremonia e zisë së Muharremit u mbajt në Hussejnien ‘Imam Humejni’

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei mori pjesë në ceremoninë e zisë të mbajtur të mërkurën në mbrëmje për të shënuar përvjetorin e martirizimit të Imam Hussejnit (a.s.).

Ceremonia u organizua në  Mesxhidin (Hussejnije) ‘Imam Humejni’  në Teheran, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë dhe mijëra njerëzve.

Kjo ishte nata e parë e zisë këtë vit në Husseiniyeh për martirizimin e Imam Hussejnit (a.s.) dhe shokëve të tij.

Kleriku i lartë Huxhat ul-Islam, Sejjid Ahmed  Hatami iu drejtua kësaj ngjarjeje, duke elaboruar në aspekte të ndryshme të lëvizjes të Imam Hussejnit (a.s.) dhe mësimet e kryengritjes së Ashures.

Ai tha se Imam Husejni (a.s.) ) e filloi lëvizjen e tij historike me qëllim të vendosjes së qeverisë sipas Kur'anit dhe Sunnetit të Pejgamberit të Shenjtë Muhammedit (a.s.).

Imami i pastër, Hussejni (a.s.) tregoi se, nëse është e nevojshme, duhet të sakrifikosh jetën e tij në rrugën e mbrojtjes së fesë hyjnore, shtoi ai.

Gjatë ceremoniesë, Mirza Muhammedi dhe Mansour Arzi  recituan elegji për dëshmorët e Qerbelasë.

Muslimanët shiitë dhe të tjerët në pjesë të ndryshme të botës, mbajnë ceremoni zie çdo vit në muajin e Muharremit  në përvjetorin e martirizimit të Imam Husejnit  (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë.

Imami Hussejni (a.s.) dhe një grup i vogël i pasuesve të tij dhe anëtarëve të familjes u martirizuan nga tirani i kohës së tij, Jezid Bin Muavija, në betejën e Qerbelasë në ditën e dhjetë të Muharremit (e njohur si Ashura) në vitin 680 pas. 

Burimi: IQNA