Nderohet 70-të vjeçarja, hafize e Kur’anit nga Jordania
Në një ceremoni me pjesëmarrjen e Vakëfit të Jordanisë dhe të Ministrit të Çështjeve Islamike, u nderua një grua 70-vjeçare e cila e ka mësuar përmendësh tërë Kur'anin dhe është vlerësuar për arritjen e saj.
Sipas faqes së Abumahjoobnews, Rushdija Ibrahim al-Faxhumi arriti të mësonte Kur’anin përmendësh për tre vjet.
Ishte një ëndërr e saj që kur ishte e vogël që ta mësonte Kur’anin përmendësh, tha ajo në ceremoninë që u organizua për te.
Ajo ndoqi Kursin për Hafize të Kur'anit të mbajtur nga Instituti Shifa Badran në bashkëpumim me Ministrinë e Vakfeve.
Rushdija Ibrahim Al-Faxhumi falënderoi Ministrinë e Çështjeve Islamike dhe Institutin e Kur'anit për ndihmën e tyre që ëndrra e saj të bëhet realitet për një kohë të shkurtër.
Kur'ani i Shenjtë është libri i vetëm fetar që mësohet përmendësh nga besimtarët e tij.
Dëshiroj t'ju falenderoj për interesimin tuaj për Kur’anin.
Kur'ani ka 30-të xhyza, (pjesë), 114 Sure (kapituj) dhe 6,236 ajete apo versete.
Një numër i madh besimtarës nga dy gjinitë në çdo vend musliman e mësojnë Kur’anin përmendësh që nga dita e parë që u zbulua.
Burimi: IQNA