Kulturë - Art - Fe

Mësimet e Imam Husejnit (a.s.) udhëzim për njerëzimin

Një politikan i lartë i Kashmirit tha se sakrificat e dëshmorëve të Qerbelas  kanë një mesazh universal të durimit, vendosmërisë, forcës dhe përkushtimit që është një domosdoshmëri për të arritur shpëtimin në këtë botë dhe në botën tjetër.

Mulvi Imran Raza Ansari foli me rastin e përkujtimit të ditëve të mbajtura për të falënderuar Imam Husejnin (a.s.) dhe dëshmorët tjerë të Qerbelas  të mbajtur në Mirgund Pattan Imambara Abul Fazal Abass në Srinagar.

Mulvi Imran Ansari tha se tragjedia e Qerbelas  është një mësim për të gjithë personat me mirëkuptim se e vërteta përfundimisht mbizotëron mbi gënjeshtrën. Ai tha se Imam Husejni (a.s.) na mësoi një mësim të përjetshëm nëpërmjet martirizimit të tij në Qerbela se dinjiteti, e vërteta dhe drejtësia janë të pazëvendësueshme në këtë jetë. 

Ai tha se mësimet e Imam Husejnit (a.s.) janë një shembull i shkëlqyeshëm i    

vetëpërmbajtjes  dhe i toleranceës dhe një dritë udhëzuese për tërë njerëzimin.

Ai më tej i nxiti njerëzit që të ndjekin  gjurmët e Imamit të lartësuar për të udhëhequr një jetë dinjitoze.

Përkujtimi filloi me këndimin e Kur’anit të Shenjtë të ndjekur nga elegjitë. Një procesion u krye gjithashtu në të cilën burrat, gratë dhe fëmijët morën pjesë në  homazhe në nderim për Dëshmorët e Qerbelas. 

Burimi: Daily Kashmiri Images