Kosova

Vuçiq le të mësohet me prezencën e Kosovës në OKB

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë shkëmbyer disa fjalë me njëri-tjetrin

Gjatë bisedës së tyre, Pacolli i ka treguar presidentit serb se Kosova shumë shpejt do të jetë në OKB dhe se është mirë që të mësohen me këtë gjë.

“Do të mësoheni me prezencën e Kosovës në OKB”, i ka thënë presidentit serb Aleksandër Vuçiq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pacolli i cili është edhe ministër i Punëve të Jashtme, është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku po marrin pjesë delegacione nga shtetet të ndryshme të botës përfshirë Kosovën dhe Serbinë. 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}