Garat Kur’anore në Indi
Edicioni i 18-të i Garave Kur’anore për muslimanët në Indi do të mbahen në kryeqytetin e Indisë, në Nju Delhi, në fillim të muajit dhjetor.
Sipas faqes së internetit të Organizatës Islamike të Kulturës dhe Marrëdhënieve (ICRO), Garat Kur’nore do të organizohen nga Qendra Kulturore Iraniane në Indi më 1-3 dhjetor 2017.
Salla e konferencës së qendrës do të presë ngjarjen, thuhet në raport.
Deri në 150 individë nga pjesë të ndryshme të Indisë do të marrin pjesë në Garat Kur’anore.
Ata do të garojnë në kategoritë e këndimit të Kur'anit dhe memorizimin e të gjithë Kur'anit.
Pesë ekspertë të Kur'anit - tre ekspert vendas dhe dy figura të shquara të Kur'anit nga Irani - do të formojnë panelin e jurisë.
Një numër studiuesish fetarë dhe figura të shquara pritet të marrin pjesë në ceremoninë e mbylljes së Garave Kur’anore, më 3 dhjetor 2017.
Islami është feja e dytë më e madhe në Indi. Sipas disa vlerësimeve, rreth 16 përqind e popullsisë së vendit ose afërsisht 180 milion njerëz janë muslimanë.
Burimi: IQNA