Kulturë - Art - Fe

Imam Hysejni (a.s.) ndryshoi kuptimin e fitores, humbjes

Një  imam shia pakistanez tha se në Betejën e Qerbelas, Imam Hysejni (a.s.)  tërësisht ndryshoi kuptimin e fitores dhe humbjes, thotë një deklaratë për shtyp.

Duke folur në fillim të muajit hënor të Muharremit, kur Beteja e Qerbelas  u zhvillua 14 shekuj më parë, Agha Sejjid Hamid Ali Shah Musavi, Kryeinspektor i Bordit Suprem të Ulemave Shia të Pakistanit dhe Shefi i Shoqates ‘Tehrei e Nifaz e Fiqah Xhaferija, tha se suksesi është mbrojtja e objektivave, edhe nëse humbet gjithçka që ka, edhe humbja e objektivave është humbje, edhe nëse dikush mbetet i suksesshëm në mbrojtjen e çdo gjëje tjetër.

Ai theksoi se muaji i Muharremit është përkujtimi i ngjarjeve të pafalshme të Qerbelas, në të të cilat çdo incident jep mësime absolute për njerëzimin që duhet ndjekur.

Duke respektuar këtë muaj për shkak të Betejës të Qerbelas është pranimi dhe vendosja e drejtësisë së Allahut në kuptimin e vërtetë të saj, tha ai.

Hoxha, Sejjid Hamid Ali Shah Musavi  shtoi se për të zgjidhur problemet bashkëkohore me të cilat ballafaqohet njerëzimi, ata duhet të ndjekin rrugën e Imam Hysejnit (a.s.).

Burimi: ABNA