Kryengritja e Imam Hysejnit (a.s.) bazohet në mësimet Kur'anore
Një dijetar i lartë libanez musliman sunni theksoi se kryengritja e Imam Hysejnit (a.s.) kundër tiranisë së Jezidit ka bazë në mësime të Kur’anit, të Islamit.
Duke folur për Agjencinë e Lajmeve IKNA, Shejh Ghazi Hunaina, një hoxhë i squar në qytetin e Sidonit, i cili kryeson lëvizjen politike al-Nahdha, tha se kryengritja e Imam Hyesjnit është një ftesë publike për të gjitha shkollat islamike të mendimit të ngrihen kundër padrejtësisë dhe shtypjes.
Bazuar në Kur'anin e Shenjtë dhe në Pejgamberin e Shenjtë (a.s.), shtoi ai.
Shejh Hunaina tha se Kryengritja e Ashures ka shumë mësime për të gjithë, duke përfshirë faktin se duhet të përpiqemi të përkrahim të vërtetën me besim të patundur në Zotin.
Ai tha se Umeti Musliman duhet të veprojnë sipas mësimeve të kësaj kryengritje duke qëndruar përball arrogances botërore dhe të përballen me komplotet e tyre kundër muslimanëve.
Shejh Hunaina iu referua Shteteve të Bashkuara dhe regjimit Sionist si Jezidat e kohës që luftuan kundër muslimanëve me qëllime tjera duke përfshirë ndihmën për grupet terroriste tekfiriste si ISIS (Daesh) dhe Fronti el Nusra.
Ai më tej nënvizoi se Imam Hysejni (a.s.) nuk i përket asnjë grupi apo sekti të veçantë.
Ai vuri në dukje se muslimanët sunitë, gjithashtu, ishin pjesë e martirizimit të Imam Hysejnit (a.s.).
Çdo vit gjatë muajit Muharrem, muajit të parë në Kalendarin Hënor Hixhri, muslimanët shiitë dhe shumë të tjerë në mbarë botën mbajnë ceremoni duke mbajtur zi në përvjetorin e shehidllëkut të Imam Hysejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë në Ditën e Ashures.
Ata u martirizuan nga forcat e Jezidit në Betejën e Qerbelas në vitin 680.
Burimi: IQNA