Kulturë - Art - Fe

Përfundon Kursi Kur’anor për nxënësit e shkollave në Jemen

Edicioni i gjashtë i Kursit Veror Kur'anor për nxënësit e shkollave përfundoi në Jemen.

Programi Kur'anor u mbajt nga shkolla e Shkencave Kur'anore al-Tibyan në qytetin e Sayyan, në provincën e  Sana'a-s.

Sipas faqes së internetit al-Mashhad al-Jemeni, pjesëmarrësit kryesorë u nderuan në ceremoninë e mbylljes.

Duke ju drejtuar ceremonisë, Shejh Jasin bin Ahmed Bahamid, drejtuesi i shkollës, tha se 70 nxënës morën pjesë në kurs.

Ai i përgëzoi instruktorët për përpjekjet e tyre për të mësuar Kur'anin dhe prindërit e nxënësve për dëshirën e tyre për t'i mësuar fëmijët e tyre Librin e Shenjtë, Kur’anin.

Kursi Kur’anor përmbante mësime mbi memorizimin e Kur'anit, si dhe Fikhun dhe Historinë e Pejgamberit të Shenjtë, Muhammedin (a.s.).

Burimi: IQNA