Kulturë - Art - Fe

Seminar: Diskutohet roli i Iranit dhe Indisë në zhvillimin e teologjisë

Një seminar mbi "Racionalitetin dhe Spiritualitetin; Roli i Iranit dhe Indisë në zhvillimin e teologjisë "do të mbahet në Universitetin Islamik Aligarh në Indi këtë javë.

Sipas Qendrës Kulturore të Iranit në Nju Delhi, Departamenti i Studimeve Islamike i Universitetit do të organizojë seminarin më 6 dhe 7 shtator 2017, në bashkëpunim me qendrën.

Shtatë ligjërues dhe profesorë nga Fakulteti i Teologjisë i Universitetit të Teheranit do të jenë midis figurave akademike të cilët do të paraqesin kumtesat e tyre në program.

"Legjitimiteti i mençurisë dhe funksioni i tij", "Kuptimi dhe statusi i mençurisë në hadithet e Imam Xha'far Sadikut (a.s.) " dhe "Roli i elitave në vendosjen e paqes së drejtë" janë titujt e kumtesave shkencore që do të  paraqiten në seminar nga Mexhid Ma'aref, Korban Ilmi, dhe Tuba Kermani.

Muxhtaba Zarvani dhe Abdulhadi Fekhizadeh janë dy dijetarë të tjerë që do të paraqesin kumtesat përkatëse mbi "Bazat shoqërore për spiritualitetin e ri" dhe "Parimet teorike të tolerancës fetare në Kur'an për të luftuar ekstremizmin".

Burimi: IQNA