Kulturë - Art - Fe

Mrekullitë, bukuritë e Xhamisë së Shenjë të Imam Rizait të panjohura për turistët evropianë

Një turist spanjoll tha: ‘Mrekullitë, bukuritë e Xhamisë së Shenjë të Imam Rizait të janë të panjohura për turistët evropianë’.

Sipas Astan News, Jose Galindes nga Bilbao, Baskia e Spanjës deklaroi: "Kjo është vizita ime e parë në Iran dhe kam arritur shumë kujtime dhe përvoja të vlefshme në këtë udhëtim". Ai është duke vizituar Mashhadin me  një grup prej 65 personash nga Spanja.

Ai deklaroi: "Ne u njohëm me kulturën dhe zakonet e popullit iranian në këtë udhëtim dhe ne gjithashtu morëm shumë informacione të mira. Ajo që po thuhet, shkruhet për Iranin nëpërmjet mediave dhe shtypit është krejtësisht ndryshe nga ajo që pamë këtu ".

Jose Galindes shtoi, "Shumica e kanaleve televizive përshkruajnë imazhe të pabesueshme dhe të rreme nga Irani dhe njerëzit e tij; megjithatë, ky udhëtim na tregoi diçka krejtësisht të ndryshme. Njerëzit e Iranit janë me të vërtetë mirëdashës dhe mikpritës dhe ne e kemi prekur këtë realitet në vizitat tona në  Shiraz, Jazd, Kashan, Isfahan dhe Mashhad ".

"Ne u njohëm me bukuritë e arkitekturës së botës në vizitën tonë në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait,  bukuritë e saj me të vërtetë na befasuan shumë ", tha ai.

Ky turist vazhdoi: "Unë jam shumë i etur të vizitoj këtë vend të shenjtë me më shumë kohë në të ardhmen. Sapo të marr vendin tim, unë do t’i sugjeroj gjithë familjes dhe të afërmëve  për të vizituar këtë vend të shenjtë, i cili, sipas mendimit tim, është vendi më tërheqës në Iran ".

Ai rikujtoi : "Ndjenja e besimit dhe mençurisë që kam gjetur në këtë vend është një ndjenjë e cila tani po venitet në Evropë. Jam shumë i kënaqur  me këto ndjenja dhe më pëlqen ta përjetoj këtë ndjenja gjithnjë e më shumë ".

Vlen të përmendet se ky grup udhëtoi  nga programe të siguruara nga zyra e  vizitorëve e  Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait për vizitorët jo-iranianë.

Burimi: ABNA