Universiteti Iranian planifikon: Konferencën Ndërdisiplinore të Studimeve Kur'anore – Kultura, Dituria
Universiteti i Payame Noor i Iranit planifikon të organizojë një konferencë mbi Studimet Ndërdisiplinore të Kur'anit.
Konferenca do të mbahet në Teheran, në muajin shkurt 2018, synon të ofrojë mundësi për studiuesit dhe studentët e universitetit që të paraqesin arritjet e tyre kërkimore dhe të ndajnë pikëpamjet dhe idetë në fushën e Studimeve Kur'anore.
Kur'ani dhe studimet gjuhësore, Kur'ani dhe studimet arsimore, Kur'ani dhe studimet psikologjike, Kur'ani dhe studimet ligjore, Kur'ani dhe studimet letrare, Kur'ani dhe studimet shoqërore dhe historike janë disa nga temat e konferencës.
Sipas organizatorëve, kumtesat do të paraqiten në persisht, arabisht dhe anglisht.
Afati i fundit për dorëzimin e kumtesave është dita 26 janari 2018.
Universiteti i Teheranit, Universiteti i Shirazit, Universiteti Tarbiat Moddares, Universiteti i Kur'anit dhe Hadithit, dhe Shoqata Iraniane për Studimet Kur'anore dhe Kultura Islame, janë disa nga qendrat e arsimit të lartë që do të bashkëpunojnë në mbajtjen e ngjarjes shkencore.
Burimi: IQNA