Kulturë - Art - Fe

Qendra Islamike e Hamburgut: Feston përvjetorin e ditëlindjes së Imam Hadiut

Një ceremoni do të mbahet në Qendrën Islamike të Hamburgut në Gjermani për të festuar përvjetorin e ditëlindjes së Imam Hadiut (a.s.).

Sipas izhamburg.de, ajo do të mbahet në qendër të enjten me pjesëmarrjen e  besimtarëve të devotshmëm të Ehl-ul-Bejtit (a.s.).

E mërkura, dita e 15-të e muajit Dhul Hixhxhe, shënon përvjetorin e lindjes të Imami të dhjetë, Imam Hadiut(a.s.).

Ajo festohet nga muslimanët shiitë dhe të tjerët në mbarë botën.

Qendra Islame Hamburg është një institucion fetar më aktiv në Gjermani.

E themeluar në fund të viteve 1950-ta nga një grup emigrantësh dhe biznesmenësh iranianë, Qendra Islamike Hamburg është një nga qendrat më të vjetra të muslimanëve shia në Gjermani dhe Evropë.

Burimi: IQNA