Mbi 100 garues do të marrin pjesë në Garat Evropiane të Kur'anit në Suedi
Edicioni i Pestë i Garave Evropiane të Kur'anit do të fillojë të premten në kryeqytetin e Suedisë, në Stokholm.
Qendra Islame e ‘Imam Aliut’ (a.s.) e qytetit do të organizoi këtë ngjarje, e cila mbahet me rastin e Festës së Gadirit.
Rahmetullah Bejat, kreu i Qendrës Dar-ul-Kur'an, tha për Agjencinë e Lajmeve INAU se më shumë se 100 vgarue nga kombësi të ndryshme kanë nënshkruar për Garat Kur’anore,
Këndimi i Kur'anit, memorizimi i Kur’anit dhe Ezani (thirrja për namaz) janë kategoritë e ngjarjes, tha ai, duke shtuar se femrat do të konkurojnë në fushën e koncepteve Kur’anore.
Sipas Rahmetullah Bejatit, Garat do të zvazhdojnë deri të dielën.
Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve vijnë nga Danimarka, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Gjermania dhe Italia, tha ai më tej.
Rahmetullah Bejati vuri në dukje se Garat Kur’anore janë organizuar më parë si Garat e Kur'anit në Evropën Veriore.
Më herët, Akil Zahiri, një zyrtar tjetër i qendrës, i tha Agjencis së Lajmeve IQNA tha se Garat Kur’anore do të mbahen nën titullin e Garat e Kur'anit të Evropës Veriore, por, për shkak të kërkesave nga kënduesit e Kur’anit dhe hafizët e Kur’anit nga vendet e tjera evropiane, qendra do të presë aktivistë të Kur'anit nga e gjithë kontinenti këtë vit.
Zahiri tha se Garat Kur’anore kanë për qëllim të promovojë kulturën dhe mësimet Kur'anore, të rrisë unitetin në komunitetin Kur'anor të Evropës, të identifikojë talentet Kur'anore në mesin e muslimanëve evropianë dhe të shërbejë si vend për aktivistët e Kur'anit për të shkëmbyer përvojat e tyre.
Ai vazhdoi duke thënë se ekspertë të shquar ndërkombëtarë të Kur'anit do të shërbejnë si anëtarë të panelit të gjyqtarëve dhe se fituesit e titullit të lartë në kategoritë e këndimit të Kur’anit dhe memorizimit të Kur'anit do të dërgohen në Garat Ndërkombëtar të Kur'anit të Republikës Islamike të Iranit në vitin e ardhshëm.
Burimi: IQNA