Gjykata Supreme dënon me 42 vite burgim Hoxhën Qazimi dhe pbashkëpunëtoret e tij.
Zeqirja Qazimi, ish-imam në xhaminë “El-Kudus” në Gjilan u dënua me 10 vjet burg nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Gjykata Supreme ka vërtetuar fajësinë e Zeqirija Qazimit dhe të akuzuarve tjerë të rastit të tij, duke i refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë e mbrojtësve të dënuarve Zeqirja Qazimi dhe të tjerëve.
Gjykata Themelore në Ferizaj më 20 Maj 2016, i gjeti fajtor dhe i dënoi me 42 vjet burg shtatë persona nën akuzat për rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrja në grup terrorist dhe nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar ose etnik.
Zeqirja Qazimi, ish-imam në xhaminë “El-Kudus” në Gjilan u dënua me 10 vjet burg nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Me Qazimin, për pjesëmarrje në grup terrorist akuzoheshin edhe Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba.
Gjykata Themelore në Ferizaj i kishte dënuar me 8 vjet burg Ilir Berishën e me 7 vjet e 6 muaj burg Sadat Topojanin. Ilir Krraba ishte dënua me 5 vjet burg, Burim Ballazhi 4 vjet e 6 muaj, Jetmir Kyçyku 4 vjet dhe Liridon Kabashi 3 vjet.
Kjo gjykatë duke vlerësuar dispozitivin e aktgjykimit të shkallës së parë sa i përket të dy veprave penale gjeti se i njëjti është i qartë dhe se përmban të gjitha të dhënat për kohën, vendin, mënyrën e kryerjes së veprave penale dhe të dhëna tjera që paraqesin elemente qenësore të veprave penale.
Aty më tutje sqarohet edhe se të dënuarit i vihet në barrë vepra penale rekrutimi për terrorizëm ngase ai në kohën kritike, si imam në xhaminë “El-Kuddus” në Gjilan ka mbajtur ligjërata në Kaçanik, Han të Elezit dhe në Viti ku ka folur për rëndësinë e xhihadit duke krahasuar “një orë luftimi me 30 vite ‘ibadet’, me ç‘rast ka potencuar se lufta e xhihadit në Siri është luftë e shenjtë etj”.
Njëjtë sikur kërkesën e mbrojtjes së Zeqirija Qazimit, Gjykata Supreme hodhi poshtë edhe kërkesën me pretendimet e mbrojtjes për të dënuarit e tjerë Ilir Berisha, Jetmir Kyqyku, Liridon Kabashi, e Sadat Topojanit.