Vëllimi i ri: “Kur’ani – Udhëzues për Studentë ” botuar në Qerbela, Irak
Qendra për Shkencat Kur'anore, Interpretim dhe Publikime në bashkëpunim me Astanin (Kujdestarinë) e Xhamisë së Shenjtë të Hazrati Abbasit (a.s.) ka publikuar një titull të ri të një serie të veprave arsimore Kur’anore.
Libri përmban mësimin e Xhyzit të 27-të (Pjesë) të Kur’anit të Shenjtë.
Është pjesë e një serie librash të titulluar "Kur’ani -Udhëzues për Studentë".
Shejh Ziauddin Al-Zubaidi, drejtori i qendrës, tha se Koleksioni Kur'anor përfshin mësime të bazuara në hadithe, hadithet e Ahl ul-Bejtit lidhur me ajetet e Kur'anit të Shenjtë.
Librat e serialit janë të shkruara në një gjuhë të thjeshtë për të qenë të kuptueshme për të gjitha grupet e studentëve, shtoi ai.
Libri i ri përfshin ajetet Kur'anore, interpretimin e secilit ajet të bazuar në Hadithet e Ehl ul-Bejtit (a.s.), kuptimi i termave në secilin ajet dhe burimet e haditheve.
Kujdestaria e Xhamisë së Shenjtë të ‘Hazreti Abasit (a.s.) është shumë aktive në mbajtjen e programeve Kur'anore në Irak dhe në vende të tjera.
Organizimi i kurseve të Kur'anit, konkurseve dhe programeve arsimore dhe publikimet e veprave Kur'anore janë pjesë e veprimtarive të saj.
Burimi: ABNA