Kosova

FOLTASH mbajti tryezë në Prishtinë ku shpalosi të gjeturat e jetës fetare në Kosovë

Medium “foltash” kundër ekstremizmit dhe radikalizmit në Kosovë mbajti një tryezë ku para të pranishmëve u shpalsën gjetjet në hulumtimin e imamëve që janë pjesë e foltash-it e në bashkëpunim me rrjetin e OJQ-ve “ Demokracia fillon këtu”. Në këtë raport, në të cilin kanë punuar një ekip i përbërë nga imamë, profesorë dhe staf i portalit Foltash.com, janë pasqyruar të gjeturat e një hulumtimi i cili jo vetëm që synon të gjejë shkaqet, por edhe ofron mënyrën se si nuk do të mund të përsëritet skenari i rekrutimeve dhe shpëlarjes së trurit të qytetarëve.

Raporti ofron objektivat, format dhe mënyrat e trajtimit të çështjes në fjalë. Duke parë që edhe më parë ka pasur tendenca të hulumtimit në këtë drejtim, por me disa mangësi profesionale, Foltash.com me ekipin e teologëve-imamëve ka arritur të bëjë këtë hulumtim që do paraqitet para opinionit se si arriti vendi ynë të jetë cak i rekrutimeve dhe predikimit të Islamit ndryshe dhe si një pjesë ranë viktimë e modelit të përfaqësimit politik të Islamit. Në fund u shpalosën edhe propozimet konkrete për kompetentët e fushave të ndryshme si: Objektivat dhe hapat drejt deradikalizimit
1. Identifikimi i gjendjes aktuale dhe veprimtarisë fetare nga jo-kompetentët
2. Institucionet shtetërore të fuqizojnë ligjin që mbikëqyrë financimet e brendshme dhe të jashtme
3. Fjalimet dhe ligjërimet fetare të jenë nën kujdesin e institucionit fetar dhe ato të mbahen në objektet e institucioneve fetare dhe në dijeni të kompetentëve. Ligjërime unike qoftë në xhami qoftë në mediume. Botimet, përkthimet e titujve dhe postimet të jenë me leje nga një komision i veçantë i disa institucioneve
4. Të diplomuarit në vendet arabe t’i nënshtrohen një trajnimi paraprak para se atyre t’u ipet mundësia për të qenë ligjëruess . T’u ipet hapësirë qoftë mediale, institucionale etj imamëve që nuk janë shkolluar nën diktimin e njerëzve të ideologjive të ndryshme.
6. Hapësira në rrjetet sociale të jetë më e madhe dhe e dukshme për t’u përballur me ithtarët e ideologjive të huaja.
7. Themelimi i një mediumi radio dhe televiziv nën mbikqyrjen e kompetentëve fetar, i cili do të mundësonte plasimin e Islamit objektiv. Ky medium do të nxiste më tepër të rinjtë dhe të rejat drejt shkencës dhe arsimit.
8. Formimi i një trupi të përbashkët midis Bashkësive fetare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e të cilët do të dakordoheshin për një veprim të përbashkët dhe kampanjë të vazhdueshme nëpërmjet formave të ndryshme që do të përballej me ekstremizmin e dhunshëm. Si psh themelimi i një komisioni të veçantë për të nxjerrë qëndrime fetare konformë rrethanave, aktualitetit dhe nevojës.
9. Fuqizimi i arsimit fetar në institucionet fetare në hapësirat Shqiptare, duke krijuar trupin që është i gatshëm të mendoj konformë aktualitetit tonë.