Kulturë - Art - Fe

Siria do të mbajë Garat Kur’anore Kombëtare

Edicioni i 18-të i Garava Kur’anore Kombëtare të Sirisë do të fillojë të shtunën.

Sipas faqes së lajmeve al-Xhamahir, kategoritë e garave janë memorizimi dhe interpretimi i Kur'anit.

Ministri Vakëfit i Sirisë, Muhammed Abdul Sattar al-Sejjid do të mbikëqyrë garat, që do të mbahen në Institutin Al –Assad për Memorizimin dhe Interpretimin e Kur’anit, në bashkëpunim me rrjetin satelitor Nur al-Shaam, (Drita e Sirisë).

Xhamia Ali Zejn  el-Abedin në  Halep do të mirëpret ngjarjen Kur'anore.

Muhammad Rami al-Ubaid, drejtori i Departamentit të Vakëfit të qytetit, në një takim të fundit  në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë,  shqyrtuan përgatitjet për organizimin e Garave Kur’anore.

Ai vuri në dukje në takim se kjo është hera e parë që qyteti i Halepit do të mbajë Garat Kur'anore pas çlirimit të qytetit nga grupet terroriste.

Ushtria siriane kohët e fundit ka rimarrë qytetin nga terroristët e huaj.

Siria është kapluar nga lufta civile që nga marsi i vitit 2011 me grupe të ndryshme terroriste, përfshirë Daesh (i njohur edhe si ISIS ose ISIL), që ktualisht duke kontrolluar pjesë të saj.

Burimi: IQNA