Kryetari i Sirisë, Al-Assad fali Namazin e Kurban Bajramit në Kalamun

Kryetari i Sirisë,  Bashar Al-Assad  fali Namazin e Kurban Bajramin në Xhaminë Sejjiddna Bilal në qytetin Kera në province Kalamun.

Ministri i Vakëfit  dhe Myftiu i Sirisë, gjithashtu falën Namazin e Kurban Bajramit, së bashku me një numër deputetësh dhe zyrtarë nga Damasku, disa hoxhallarë  dhe shumë qytetarë.

Shejh Ma'mun al-Kadiri, i cili udhëhoqi namazin, theksoi në predikimin e tij kuptimet sublime të Haxhit që askush nuk duhet të pengohet nga kryerja, duke iu referuar autoriteteve saudite që parandalojnë haxhijtë sirianë që të kryejnë haxhin për disa vjet.

Ai theksoi sakrificat e mëdha të bëra nga personeli i ushtrisë siriane gjatë mbrojtjes së atdheut që ka çuar në arritjen e fitoreve.

Shejh Ma'muun iu drejtua Kryetarit al-Assad duke thënë:

"Falë durimit tuaj dhe mençurisë, të mbështetur nga populli dhe ushtria, ju po e udhëheqni atdheun drejt sigurisë".

"Sot, ne themi se Kurban Bajrami erdhi përsëri këtë vit, shoqëruar me një fitore të madhe për ushtrinë tonë në Kalamun dhe kjo fitore është kurorëzuar me praninë e Shkëlqesisë tuaj në mesin e popullit tuaj në Kera të Kalamunit", shtoi ai.

Burimi: SANA