Çeliku : Kush është terroristi?
Të quash terroristë dhe ekstremistë të gjithë myslimanët, kjo dhemb fortë, sepse terrorizmi i sotshëm në botë përfshin njerëzimin. Në një akt të dhunshëm në Amerikë ose Europë, ne të gjithë myslimanët solidarizohemi duke promovuar humanitetin, tolerancën dhe dashurinë për njeriun. Mediat më me nam të botës ngrihen në këmbë, qoftë edhe një fishekzjarr nëse pëlcet nga një grua e mbuluar apo një burrë me mjekërr, nga një njeri me emër ose mbiemër mysliman, nga një njeri që për pastërti mund të marrë abdes në një banjo publike, nga një njeri që mund t’i lutet Zotit për njerëzimin, nga një njeri që e do tjetrin sa vëllaun ose motrën e tij, nga një njeri që promovon dashurinë. Nëse unë jam myslimane, unë kam të drejtë të jetoj ashtu sikur ti. Nëse unë jam fëmijë i vogël mysliman, unë kam të drejtë të ëndërroj, ashtu sikur ti. Nëse ti ke vendosur t’më zhdukish mua, ti se do njerëzimin, sepse unë jam një njeri nga njerëzimi. Ti e merr votën time. Ti je një islamofob/islamofobe që di veç të gjykosh fenë time, por harron se unë duhet të të votoj. Po më thoni ju islamofobë si e definoni njerëzimin që masakron myslimanët?
Unë ju përgjigjem: KANIBALË.
Kurse juve shpifës, egoistë, përçarës, rrenca, njerëz të shitur, islamofobë, mos harroni se Kosova përbëhet nga shqiptarët myslimanë, janë më pak se pakicë religjionet tjera dhe myslimanizmi nuk i nënçmon.
Turp të keni që as edhe një fjalë nuk e nxorrët nga goja, e them si njerëz, nëse ju e doni njeriun…
Apeloj te të gjithë qytetarët të të gjitha religjioneve: Të duam Njëri-Tjetrin dhe të solidarizohemi. Të të përfaqësojnë islamofobët në politikë, është n’dëm të shoqërisë. Të bëjnë gazetari islamofobët, është n’dëm të gjithësisë.
Na thoni tash kush është terroristi?!!!