Kulturë - Art - Fe

Analfabeti prej Omanit – hafiz i Kur’anit

Plaku prej Omanit, analfabet,  i cili nuk di të lexojë, as të shkruajë, është hafiz i Kur'anit.

Garib bin Khamis bin Saudi al-Zakuani tani është 88 vjeç.

Ai filloi për të mësuar përmendësh Kur'anin në moshën 10 vjeç, duke arritur që në moshën 15-të  vjeçare të mësonte të gjithë Librin e Shenjtë< Kur’anin, përmendësh.

Djali analfabet u bë imam në xhaminë e fshatit të tij në moshën 26 vjeçare.

"Kur isha dhjetë, fillova për ta mësuar përmendësh Kur'anin nga Shejh Rashid bin Himad al-Rijami. Por, atëherë nuk kishte shkolla (në fshatin tonë), nuk mësova si të lexoja dhe të shkruaja," i tha ai  faqes së lajmeve të internetit Shabiba. Com.

Ai tha për të mbajtur në mend ajetet që ai kishte dëgjuar, më duhej t'i përsëritsha ato pa pushim.

"Çdo ditë, mbaja në mend një numër të caktuar ajetesh dhe 'i përsëritsha  ato pasi namazit. ".

Ka kaluar shumë kohë që kur Garib bin Khamis bin Saudi al-Zakuani e mësoi përmendësh Kur'anin, ai i di të gjitha ajetet e Kur'anit përmendësh në  në një moshë kaq të vjetër.

Kur'ani i Shenjtë është i vetmi Shkrim i Shenjtë që memorizohet nga besimtarët e tij.

Personat e panumërt në çdo bashkësi muslimane e kanë mësuar përmendësh Kur'anin që nga dita e parë që u zbulua.

Kur'ani ka 30  pjesë, 114 sure (kapituj) dhe 6,236  ajete. 

Burimi: IQNA