Muezini i Xhamisë së Hz. Zejnebes (a.s.) në Kajro, Egjipt
Hussein Ibrahim Fatullah Iskandarani është hafiz, këndues i Kur’anit dhe muezin i xhamisë së Hazret Zejnebes (a.s.) në Kajro, në kryeqytetin e Egjiptit.
Ai e thirri ezanin për herë të parë në xhami kur ai ishte vetëm shtatë vjeç.
"Unë u rrita në një familje Kur'anore," tha ai në një intervistë me faqen e internetit al-Yawm al-Sabi.
"Babai im, Shejh Ibrahim ishte një kënduerd i njohur i Kur’anit, edhe dhe gjyshi im ishte muezin në Xhamisë Sejjidina Zejneb në vitin 1918. Fillova të shkoj në xhami që nga fëmijëria e hershme".
Husseini tha se në moshën dhjetë vjeç, ai filloi për të mësuar përmendësh Kur'anin me ndihmën e babait të tij, i cili ishte një mësues i Kur'anit.
Herën e parë ai thirrin Ezanin kur ishte në moshën 7 vjeç. "Atë ditë, muezini nuk kishte ardhur në xhami në kohën e duhur dhe dikush më kërkoi të thirri Ezanin për namaz. Që atëherë, unë fillova ta thirri ezanin në raste të ndryshme".
Kjo ishte një mundësi e mirë për Husseinin e ri, sepse ai tërhoqi duartrokitje nga njerëzit që e nxitën atë të mësonte këndimin e Kur'anit.
"Në vitin 1986, unë u zgjodha si këndues zyrtar i Kur’anit dhe muezin në Xhaminë Sejjidah Zejneb, një pozicion i mbajtur më parë nga kënduesit e shquar të Kur’anit si Shejh Abul Ainian Shuaisha, Shejh Abdul Fattah al-Sha'ashaei dhe Shejh Ahmed Muhammed Amer".
Husseini hyri në televizionin shtetëror të Egjiptit si këndues i Kur’anit në vitin 2012 dhe më vonë në Qendrën për Këndimin e Kur'anit.
Ai gjithashtu është ashtu anëtar i Këshillit Administrativ të Unionit të Kënduesve të Kur'anorit të Egjiptit.
Ai ka katër djem, të gjithë janë hafizë të Kur'anit.
Djali i tij i madh, 22 vjeçar, është gjithashtu këndues i Kur'anit.
Burimi: IQNA