Kulturë - Art - Fe

Muslimanët sunitë, shiitë, mbrojtësit e Xhamisë së el-Aksas u tubuan në Xhaminë e Shenjtë të ‘Imam Rizait’

Në prag të Ditës Botërore të Xhamisë, mbledhja e mbrojtësve të Xhamisë së el-Aksa u mbajt në Xhaminë e Shenjtë të të Imam Rizait. Në këtë ceremoni morën pjesë studiues muslimanë sunitë dhe shiitë.

Sipas Astan News, Xhamisë al-Aksa ju vue zjarri nga cionistët më 21 gusht 1969. Shumë vite më vonë dhe me këtë rast, dita u quajt Dita Botërore e Xhamisë,  propozuar nga Republika Islamike e Iranit dhe Miratuar nga anëtarët e OIC. Ky emërim u zhvillua në forumin e 30-të të OIC-së.

Për të përkujtuar Ditën Botërore të Xhamisë  dhe në një aksion të bukur me praninë e dijetarëve Shia dhe Suni nga pesëmbëdhjetë nacionalitete të ndryshme, Astan Kuds Razavi organizoi një ceremoni  përkujtimi.

Kjo ceremoni u mbajt në Kopshtin e Xhamisë të Imam Rizait  me prezencën e Huxhxhat el-Islam wa al-Muslimin Sejjid Ibrahim Raeisi, kujdestari i Astan Kuds Razavit, një numër dijetarësh sunni dhe shiitë, familje të dëshmorëve, zyrtarë të vendit dhe shërbëtorë të Razavit.

Në fillim të këtij programi dhe pas këndimit të Kur’anit, të gjithë pjesëmarrësit brohoritnin slogane kundër Izraelit dhe krimet e tij. Në vazhdën e ceremonisë, u mbajt predikimi kolektiv në mbrëmje i udhëhequr nga Huxhxh  el-Islam ue-Muslimin Raeisi.

Pas lutjeve, Mulavi Ahmad Saremi, profesor i seminarit të Torbat Xham, dha ligjëratën e tij. Duke iu referuar se përkrahja e Palestinës është një detyrë për të gjithë muslimanët, ai deklaroi:

"Të gjithë muslimanët e botës, duke ruajtur unitetin e tyre, duhet të rezistojnë kundër sionistëve dhe të mbështesin popullin e Jerusalemit dhe Xhaminë el-Aksa".

Diku tjetër në këtë program madhështor, kujdestari i Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait foli për pozitën e xhamisë dhe rëndësinë e xhamisë el-Aksa. Ai vuri në dukje se xhamia el-Aksa është e rëndësishme për muslimanët sunnitë dhe shiitë dhe një nga arsyet e krijimit të grupeve të sotme tekfiriste është të margjinalizojë pafajësinë e palestinezëve. Ai gjithashtu tha, "Republika Islamike e Iranit ka pasuar rrugën e Imam Humejnit (r.a.  dhe ka bërë  shumë hapa të mëdhenj".

Lartësimi i familjes së dëshmorit "Juan Corcel", veteran francez dhe dëshmor i mbrojtjes së shenjtë 8-vjeçare ishte zbukurimi i programit special të ditës së xhamive botërore në Shrine të Shenjtë të Razavit. Ky lavdërim u bë nga Hujjat al-Islam Raeisi.

Është përkujtuar  veterani  Juan Corcel i krishterë i lindur në Francë. Ai përfundoi shkollimin e tij në universitetet e Francës. Pas përqafimit të  Islamit shiit, ai emigroi në Iran dhe vazhdoi shkollimin e tij në Seminarin  Huxhxhatijeh të Kumit.  Juan Corcel, i cili ndodhej në Iran në vitin 1987 dhe 1988, vendos të shkojë në vijën e frontit dhe të luftojë me veteranët iranianë kundër ushtrisë irakiane. Juan Corcel  bëhet dëshmor në këtë operacion.

Burimi: ABNA