Kulturë - Art - Fe

Për çdo haxhi nga një Kur'an

Departamenti i Mus’hafëve dhe Librave të Kujdestarisë së Xhamive të Shenjta në Medinë dhe Mekë do të japë nga një Kur’an për çdo haxhi.

Sipas faqes arabe të internetit al-Yawm, Shejh Ali bin Hamid al-Nafei, drejtori i departamentit, tha se kopjet e Kur’anit janë paraqitur si pjesë e një fushate të titulluar "Në shërbimi të Haxhit për haxhinjt, nder për ne".

Ai shtoi se plani është duke u zbatuar për të pestën herë.

Plani, gjithashtu, përfshin kurse mësimore Kur'anore për haxhinjt, shtoi ai.

Haxhi është një obligim për çdo musliman që është i aftë  financiarisht dhe nga ana shëndetësore që një here në jetë të vizitoi Qaben.

Do të ketë 1.3 milionë haxhinj nga vende të ndryshme si dhe 567,000 haxhinj sauditë që marrin pjesë në këtë vit në ibadetet e Haxhit.

Burimi: IQNA