Kulturë - Art - Fe

Kursi i "Islami dhe Krishterimit" u mbajt në Zimbabve

Qendra Kulturore Iraniane në Zimbabve organizoi një kurs edukimi mbi "Islamin dhe Krishterimin" në Harare, kryeqyteti i Zimbabves.

Sipas faqes së internetit të Organizatës Islamike të Kulturës dhe Marrëdhënieve (ICRO), më shumë se 50 studentë të universitetit muslimanë dhe të krishterë morën pjesë në programin arsimor, i cili u mbajt në bashkëpunim me figura akademike dhe priftërinj të krishterë.

Ceremonia e mbylljes së kursit u ndoq nga zëvendësministri i Arsimit i Zimbabves,  atasheu kulturor iranian në Zimbabve, Huxha ul-Islam Ali Mahdavi, një ekspert iranian nga Qendra e Organizatës Islamike të Kulturës   ( ICRO-së)  dhe Huxha ul-Islam Mukhtarian, një ekspert iranian i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Islame në qytetin e shenjtë të Kum-it, Iran.

Duke folur në program, zëvendësministri tha se numri i muslimanëve në Zimbabve është në rritje dhe se ka nevojë për kurse të tilla në të gjitha pjesët e vendit, jo vetëm Harare, për të parandaluar formimin e grupeve ekstremiste.

Një kopje e librit me titull "Dialogu fetar në Zimbabve" i botuar nga Qendra Kulturore Iraniane u dhurua në fund të ceremonisë dhe studentëve iu dhanë  certifikata për pjesëmarrje.

Burimi: IQNA