Kulturë - Art - Fe

Tanzanianët festojnë përvjetorin e lindjes të Imam Rizait

Një ceremoni u mbajt të hënën në Moshi, rajoni i Kilimanxharos, Tanzani, për të festuar përvjetorin e ditëlindjes së Imam Rizait (a.s.).

Bashkësia e Muslimanëve Shia e rajonit organizoi festimin në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Iranit në Tanzani dhe Institutin Sejjid ul-Shuhada.

Një delegacion nga Astan Kuds Razavi, kujdestaria e Xhamisë së Shenjtë të  Imam Rizai (a.s.) në Mashhad, ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoni.

Duke trajtuar ngjarjen, atasheu kulturor i Iranit , Ali Bakiri  ka elaboruar  virtytet dhe karakterin e Imam Rizait, (a.s.), duke theksuar rolin e Imamit në promovimin e dialogut ndërfetar dhe bashkëjetesën dhe unitetin paqësor në Ummetin Musliman.

Gjithashtu ka folur hoxha  Iranian, Huxhat ul -Islam Hosropanah i cili tha se muslimani duhet të ndjekë shembullin e Imam Rizait (a.s.) për të nxitur dialogun dhe bashkëjetesën paqësore.

Një tjetër ceremoni e tillë u mbajt të marten në xhaminë  shiite në qytetin Arusha në të njëjtin rajon. 

Burimi: IQNA