Kulturë - Art - Fe

Forumi në Damask për jetën e Imam Rizait

Qendra Kulturore Iraniane në Damask, Siri, planifikon të organizojë një Forum për jetën e Imam Rizait (a.s.), më 5 gusht 2017.

Sipas faqes së internetit të Organizatës Islamike për Kulturë dhe Marrëdhënie (ICRO), programi është planifikuar me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së Imamit të 8-të, Imam Rizait (a.s.).

Figura të shquara fetare,  kulturore dhe akademike do të marrin pjesë në forumin akademik.

Në këtë forum do të flasin  Soheil Zaker, profesor i historisë në Universitetin e Damaskut, Shejh Ma'mum Rahmah, Imam i  Namazit të Xhumasë   dhe Hatib, (predikues) në  Xhaminë Umawi të qytetit dhe Huxhat ul-Islam Sejjid Abdullah Nedham, dijetar musliman shia nga Siria.

Një ekspozitë me vepra arti dhe fotografi  do të mbahet, gjithashtu, në periferi të forumit.

Festivali Keramat shënon dhjetë ditë në mes të përvjetorëve të lindjes së Hazrat Masoumeh (a.s.) dhe Imam Rizait (a.s), bijës dhe djalit të Imamit të Shtatë.

Burimi: ABNA