Femrat Promovuese të Kulturës Razavi mbajtën Seminarin e II-të Ndërkombëtar në Meshed –Iran
Në kuadër të Konferencës së 15-të Ndërkombëtarë për Art dhe Kulturë Razaviane ( Imam Rizasë) që nga data 30 korrik deri me 4 Gusht u mbajtë edhe Seminari i II-të Ndërkombëtarë “ Gratë Promovuese të Kulturës Raziaviane.
Në këtë seminar 4 ditorë u shpalosën punët e të gjitha grave pjesëmarrëse të cilat kanë punuar në këtë lëmi që sa më shumë të e shpalosin persoanliteti figurën dhe shenjtërinë e Imamit të tetë Islam Imam Ali Rizaut –paqa qoftë mbi të.
Në këtë seminarë ditën e parë u fol shum prë personalitetin e Imamit Ali Riza dhe nsërkohë u shpërblyen femrat të cilat kanë bërë më së shumti prë të shpalosur figurën e Imam Rizaut.
Kjo Konferencë dhe në kuadër të kësaj, ky seminar ka ftuar shumë femra intelektuale nga e tërë bota të cilat janë të kyqyra në punë kërkimore, artistike, shkime, përkthime, përpilim ët poezive, shkrime akademike e shumë gjëra tjera. Përmes këtij seminari u arrit që të gjitha pjesëmarrëset të jem edh emë shumë promovuese por edhe të ftojnë dhe nxisin gra tjera që sa më shumë të punojnë për promovimin e figurën e Imam Rizasë në të ardhmen nëprë vendet e tyre ku jetojnë dhe të ftojnë gra që të shpalosin punën e tyre duke u shpërblyer si pjesmarrëse në këto lloje të seminareve.
Disa nga intelektuale te suksesshme që morrën pjesë dhe u shpërblyen për këtë punë e tyre janë :
Elena Jahani - Rusia
Zehra Farid - Irani
Mejmuna Abdullah - Nigeria
Samira Khalafi -Tunisia
Saadat Alizade - Azerbejxhani
Dr. Fatima Anis Zaydi - Pakistani
Patrizia Landi - Italia
Bint Zahra Pangahi - India
Ikballe Berisha Huduti – Kosova
Khadija Solum – Libani
Mona Bozavi – Tunizia etj.

Asambleja Botërore e Ahlulbayt gjithmonë ka tentuar të prezantojë ngjarjet fetare dhe akademike në mbarë botën me qëllim që anëtarët e saj të përditësohen në çështjet sociale dhe fetare.
1) Për të mësuar më shumë rreth konferencave dhe procesit të pjesëmarrjes, ju lutemi vizitoni faqet e internetit të konferencave dhe dërgoni letrat dhe abstraktin tuaj tek sekretariatet e konferencave përmes postës elektronike.
2) Në rastin e konferencave të mbajtura në Iran, Asambleja Botërore e Ahlulbaytit do të kryejë bashkëpunimin e nevojshëm me institutet përkatëse kërkimore për të prezantuar ju dhe për të lehtësuar komunikimin e nevojshëm me ju; Prandaj sigurohuni që të na dërgoni një kopje të letrës tuaj ose teksteve të fjalës suaj të paraqitur në sekretariatin e secilës prej dy konferencave, duke na mundësuar që të bëjmë koordinim të duhur me sekretariatin e Si dhe ta mbani atë në të dhënat tuaja akademike këtu në databazën tonë.
Ne gjithashtu do të mirëpresim marrjen e shkrimeve, kompilimeve, përkthimeve dhe aktiviteteve kërkimore të fundit për të përditësuar skedarin tuaj personal në bazën e të dhënave të anëtarëve tanë.